Koalicioni PS-LSI testohet në Dibër
zgjedhje lokale mes 1-15 shtatorit 

Koalicioni PS-LSI testohet në Dibër<br />zgjedhje lokale mes 1-15 shtatorit 
Shukri Xhelili është në burg, dhe tashmë i ka humbur të gjitha shpresat se mund të rikthehet në detyrën e tij si kryebashkiak i Dibrës, pas videoskandalit ku i kërkonte seks një 20 vjeçareje në shkëmbim të një vendi pune. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dje kërkesën e tij për rikthimin në detyrë, duke u hapur kështu rrugë zgjedhjeve të reja në këtë njësi vendore. Por si do të procedohet në këtë rasti. Neni 10 i Kodit Zgjedhor ‘Caktimi i datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore’, thotë: “1.

Data e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës. Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, Presidenti zbaton rregullat e parashikuara në pikat 1 dhe 2 të nenit 9 të këtij Kodi. 2.

Për efekt të këtij Kodi, mandati i organeve të qeverisjes vendore mbaron në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt pas datës së shpalljes me vendim të KQZ-së në shkallë vendi të rezultateve të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. 3. Në rast të ndërprerjes së mandatit, për shkaqet e parashikuara në nenin 115 të Kushtetutës, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit.

Në rast ankimi të organit të shpërndarë ose të shkarkuar, zgjedhjet zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga mbarimi i afatit që ka organi i shpërndarë për të ankimuar vendimin e Këshillit të Ministrave në Gjykatën Kushtetuese, kur kjo e drejtë nuk është ushtruar, ose data e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në rast se është ankuar në këtë gjykatë brenda afatit të nenit 115 pika 2 të Kushtetutës.

Në çdo rast, Presidenti i Republikës nxjerr dekretin jo më vonë se 48 orë nga njoftimi për ndërprerjen e mandatit”. Sipas këtyre përllogaritjeve, mandati i Xhelilit quhet i ndërprerë prej ditës së djeshme. Deri nesër Presidenti i Republikës pritet të caktojë datën e zgjedhjeve, e cila nuk mund të jetë para 1 shtatorit dhe jo më vonë se 15 shtatori. Por si do të shkojë Koalicioni PS-LSI në këto zgjedhje? Me kandidat të përbashkët ose jo?

Shqiptarja.com pyeti të dy partitë në fjalë, ku deputetët e qarkut konfirmuan se ende nuk ka një diskutim konkret për çështjen dhe nuk është bërë një bisedë e tillë, por që pritet të ndodhë shumë shpejt. Ajo që do të ndodhë me shumë gjasë do të jetë një pasqyrim i mirë i të vërtetës së marrëdhënieve mes dy partive. Pas shkarkimit të Shukriut, këshilli i Bashkisë Dibër ia ka besuar drejtimin e bashkisë nënkryetarit aktual të kësaj njësie vendore, Et’hem Fida, përfaqësues i PDIU-­së.

Ish kryetari i Bashkisë, Shukri Xhelili kishte emëruar si nënkryetarë të tij, Sali Tërshallën e Et’hem Fidën, i pari përfaqësues i PS­së, ndërsa i dyti i PDIU-së. “Dy forcat politike, PS dhe PDIU kanë rënë dakort që nënkryetar i parë i Bashkisë Dibër, deri në zgjedhjet e reja lokale të jetë Et’hem Fida, përfaqësues i partive të koalicionit të majtë. Një mundësi tjetër është pezullimi i vendimit të qeverisë nga Gjykata Kushtetuese dhe rikthimi i Xhelilit në detyrë”,-bënë me dije burime pranë Bashkisë Dibër gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Duke pasur parasysh ligjin në fuqi për pushtetin vendor, nënkryetari i emëruar mund të ushtrojë kompetencat e kryetarit të bashkisë deri në gjashtë muaj. 

Vasili: Në Dibër PS e LSI me kandidat të përbashkët
"Koalicioni PS-LSI është real, funksionon si një skuadër dhe jo si një bashkim votash". Kështu ka deklaruar kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, në një intervistë në Report TV në 25 maj të këtij viti.

Vasili ka shtuar se koalicioni është përballur me sfida për të cilat më parë nuk është guxuar ndërsa shtoi se nëse do të votohej sot, PS-LSI do të rezultonte serish fitues. Vasili ka konfirmuar se në zgjedhjet për kryetar bashkie në Dibër, PS-LSI do të futet si koalicion por pa specifikuar kandidatin konkret. Por si do të shkojë Koalicioni PS-LSI në këto zgjedhje?

Me kandidat të përbashkët ose jo? LSI pyeti të dy partitë në fjalë, ku deputetët e qarqeve konfirmuan se ende nuk ka një diskutim konkret për çështjen dhe nuk është bërë një bisedë e tillë, por që pritet të ndodhë shumë shpejt. Ajo që do të ndodhë me shumë gjasë do të jetë një pasqyrim i mirë i të vërtetës së marrëdhënieve mes dy partive.   

Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?