Koalicioni, sot data e fundit e
regjistrimit, KQZ: S’ka shtyrje

Koalicioni, sot data e fundit e<br />regjistrimit, KQZ: S’ka shtyrje
Sipas Kodit Zgjedhor dhe afateve të miratuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot është afati i fundit që koalicionet zgjedhore të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Teksa opozita nuk është regjistruar as si parti e jo më si koalicion, mazhoranca e ka ende të pa mbyllur këtë proces. Edhe pse afati skadon sot, PS dhe LSI nuk kanë firmosur ende së bashku. Dilemës se, nëse KQZ, sikundërse analizoi se PD-në mund ta regjistronte jashtë afateve dhe nëse kjo logjikë mund të përdorej edhe për koalicionin, i dha fund dje vetë ky institucion.

Përmes një sqarimi zyrtar, KQZ sqaron se “afati i fundit është 19 prilli dhe nuk ka asnjë vendim për shtyrjen e këtij afati”. PS nuk e ka përmendur këtë çështje ditën e djeshme, LSI duket se nuk është gati të firmosë sot, të paktën nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli që të zgjidhë ngërçin politik.

Luan Rama tha dje se për partinë e tij, problemi i parë janë zgjedhjet. “Duke mirëkuptuar të gjithë kërshërinë tuaj këmbëngulëse për të vënë në rend të parë një çështje që nuk mund të jetë parësore në raport me zgjedhjet e lira, të ndershme, transparente, demokratike dhe sipas standardeve, më lejoni t’ju them edhe një herë, zgjedhjet janë të parat dhe ne jemi të angazhuar e ftojmë të gjitha partitë politike, në mënyrë të veçantë ato parlamentare, të ngrihen në nivelin e përgjegjësive që kërkon ky moment i rëndësishëm për fatet e vendit. Të gjitha të tjerat pastaj në kohën e duhur, do t’ua bëjmë të njohura me shumë seriozitet dhe më shumë transparencë gjithashtu”, tha Luan Rama.

Nënkryetari i LSI-së tha gjithashtu se duhet t’i jepet fund historisë së zgjedhjeve të kontestuara në Shqipëri.

“Problemi i madh në këtë vend janë zgjedhjet. Dhe detyrimi i madh që ka padyshim e gjithë klasa politike, por veçanërisht detyrimi i madh që ka mazhoranca, për shkak të përgjegjësive që ka si mazhorancë e votuar nga sovrani për të qeverisur dhe për të realizuar zgjedhje sipas standardeve është dialogu me opozitën, përfshirja e opozitës në zgjedhje, si një domosdoshmëri, si një kusht jetik i rëndësishëm, si një vlerë e një shoqërie të matur dhe të pjekur demokratike, pra për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje. Për të realizuar më në fund Shqipëria pas 27 vitesh një sagë problematike dhe shqetësuese me zgjedhje gjithnjë të kontestuara, zgjedhje sipas standardeve, zgjedhje të lira e të barabarta, transparente dhe ku secili aktor politik në garë të ketë mundësi të konkurroi dhe të shpalosë alternativën e vet. Ajo çfarë duhet të bëjë politika në këto raste është t’i largohemi marrëzisë dhe t’i thërrasim arsyes dhe përgjegjësisë”, tha Luan Rama.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg