Koalicioni Thaçi-Pacolli
drejt fundit? Presione në PDK

Koalicioni Thaçi-Pacolli <br />drejt fundit? Presione në PDK
Koalicioni mes Hashim Thaçit dhe Behxhet Pacollit mund të marrë fund. Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur të ndërmarrë hapa konkretë në drejtim të rikompozimit të Qeverisë. Një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të Kryesisë së kësaj partie kanë ardhur në përfundim se Hashim Thaçi nuk ka bërë zgjidhje të duhur kur ka vendosur të lidhë partneritet me AKR-në.

E përditshmja "Koha Ditore" shkruan se shumica e anëtarëve të Kryesisë së PDK-së janë të mendimit se koalicioni me partinë e Pacollit duhet prishur por paraprakisht duhet kryer një analizë e drejtuesve të lartë duke nisur nga kryetari Thaçi, sekretari, Jakup Krasniqi dhe katër nënkryetarët, Fatmir Limaj, Rrustem Mustafa, Bajram Rexhepi dhe Hajredin Kuçi.

Limaj dhe Krasniqi dihet se kanë qenë kundër koalicionit me AKR-në që nga fillimi. Publikisht ata e kanë pranuar se nuk e kanë votuar Pacollin për president. Veç kësaj, të dy e kanë kritikuar liderin e partisë për autoritarizëm, për shkak të marrjes së vendimeve pa e pyetur Kryesinë e partisë.

Paralajmërimet për prishje të koalicionit e kanë “lodhur” edhe Pacollin. Ai as vetë nuk e ka përjashtuar mundësinë që të japë dorëheqje posa të kthehet nga një vizitë zyrtare jashtë shtetit.

(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi