Kobe Bryant do të nderohet në Oscar gjatë mbrëmjes që do të mbahet në datë 9 shkurt.

Sipas "The Guardian", Akademia e Arteve dhe Shkencave të Lëvizjes bëri homazhe për legjendën NBA, i cili humbi jetën së ​​bashku me vajzën e tij Gianna dhe shtatë të tjerë kur helikopteri i tyre u rrëzua në Kaliforni gjatë fundjavës.

Bryant, i cili vdiq tragjikisht të dielën, fitoi një Oskar në vitin 2018 për filmin e tij të shkurtër të animuar “Dear Basketball”, bazuar në një poezi  që atleti shkroi ndërsa i afrohej largimit nga NBA-ja në vitin 2016.

Pas marrjes së çmimit, Bryant shkroi në Twitter: “Kjo është përtej imagjinatës.”

Të dielën gjithashtu Çmimet Grammy nderuan ikonën e basketbollit gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në “Staples Center”, ku Bryant luajti me Los Angeles Lakers.

Ata dyshuan se një fëmijë mund të luante në NBA dhe ai i provoi se të gjithë ishin gabim. Ata dyshuan se ai mund të fitonte një kampionat dhe ai i provoi ata se ishin prapë gabim.

Ata dyshuan se ai mund të realizonte filma dhe ai fitoi një Oscar.

Si të gjithë artistët e shkëlqyer, Kobe Bryant provoi dyshimet e gabuara. Pusho në paqe!”,këto ishin fjalët që u thanë mbrëmjen kushtuar yllit të basketbollit.