Kocijancic: Ende s'konfirmohet
marrëveshja për telekom dhe energji
Maja Kocijancic, zëdhënësja e Catherine Ashton ka thënë para takimit Thaçi-Daçiç në Bruksel se një marrëveshje e mundshme Kosovë-Serbi për telekomin dhe energjinë ende nuk konfirmohet nga Brukseli.
BRUKSEL - Maja Kocijancic, zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, pak para takimit të sotëm Thaçi-Daçiç ka thënë se telekomi dhe energjia janë pika të diskutimit në takimin që pritet të fillojë në orën 14, mirëpo nuk ka pranuar të thotë, nëse është arritur pajtim për këto tema.
“Sot do të takohen edhe grupet punuese për telekom dhe energji. Unë pres që për këtë temë të flasin edhe Ashton dhe të dy kryeministrat, mirëpo më shumë për këtë në këtë moment nuk mund të them”, ka thënë Kocijançiç në Bruksel.
Vazhdimi i takimeve në mes të kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton gjithnjë sipas Kocijançiç po bëhen pikë së pari për të diskutuar rreth nivelit të implementimit të marrëveshjes së 19 prillit.
“Baronesha Ashton do të takohet për të 14-ën herë me radhë me kryeministrin Daçiç dhe kryeministrin Thaçi. Sot në Bruksel ata do të bisedojnë rreth implementimit të marrëveshjës së prillit dhe për të parë se si të shkohet tutje. Në kotekst të këtij implementimi ju e dini që ne e kemi një plan.
Ata do të shohin se cili është implementimi i deritashëm dhe çfarë është e nevojshme që të ndodh gjatë muajve të ardhshëm me qëllim që ai plan të implementohet në tërësi. Unë mendoj që kjo do të jetë pjesë kryesore e dialogut sot”, ka thënë zëdhënësja e Ashton.
Ajo gjithashtu e ka pranuar se edhe zgjedhjet si “një ndër pikat kryesore të marrëveshjes dhe planit për implementim” do të jenë pjesë e diskutimeve të sotme.
Maja Kocijancic ka thënë gjithashtu se shefja e saj, Ashton është e gatshme që të vazhdojë punën për të trajtuar të gjitha pyetjet e mbetura pezull.
“Prandaj puna vazhdon”, ka thënë ajo.
Marrë nga Europa e Lirë
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4390
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31