TIRANE- Këtë vit do të finalizohet Strategjia Kombëtare e Sigurisë pjesë e së cilës është edhe rishikimi i strukturës së Forcave të Armatosura.
Gjatë konferencës së NATO-s për Resurset, që zhvillohet sot në Tiranë, Kodheli kërkoi që qeveritë e vendeve të NATO-s t'i kushtojnë vëmendje mbrojtjes aq sa arsimit shëndetësisë dhe shërbimeve të tjera publike.
“Qeveritë do të duhet të vendosin prioritete në shpenzimin e fondeve publike dhe shpenzimet për buxhetin e mbrojtjes duhet të konkurojnë me shpenzimet për arsimin luftën kundër papunësisë, kujdesit mjekësor si dhe shërbimet e tjera publike.
Ky vit do të shënojë një vit të rëndësishëm për forcat tona të armatosura. Ne do të angazhohemi në finalizimin e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë, përpilimin e Strategjisë Ushtarake, planet e zhvillimit afatgjatë të forcave të armatosura dhe së fundi por jo më pak të rëndësishme, rishikimin e strukturës së forcave të armatosura. Aktualisht ne po zbatojmë një plan përditësimi të paisjeve tona teksa kërkojmë të përftojmë sa më shumë kapacitete nga burimet tona,” nënvizoi Kodheli.
ARSIMI E SHENDETESIA ME BUXHET ME TE LARTE
Në buxhetin 2014, arsimi dhe Shëndetësia kanë buxhetin më të lartë. Sipas një vlerësimi të bërë nga opendata Albania një faqe në internet që merret me llogaritje dhe publikim të dhënash shpenzimet që do kryehen në vitin 2014 janë 460 miliardë lekë.
Zëri kryesor këtë vit është pagesa e borxhit, shpenzimet operative, pasi është përfshirë edhe detyrimet e papaguara të qeverisë për biznesin në masën 35 miliardë lekë.
Ministria e Mirëqenies Sociale është institucioni me financimin më të madh, 127 miliardë lekë. Më pas vjen arsimi me 40 miliard dhe Shëndetësia me 38 miliardë lekë.
Sektorët që janë me rënie janë ato të strehimit, çështjet ekonomike. Shpenzimet janë ulur edhe për sektorin e mbrojtjes e kulturës si dhe policisë.Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes është mbi 14 miliardë lekë
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com