TIRANË - Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ishte sot për inspektim në Qendrën e Riparimit dhe Mirëmbajtjes së Teknikës të Forcave të Armatosura (QRMTFA).Në takimin me stafin drejtues të kësaj Qendre, ministrja Kodheli u informua nga drejtori i saj, Pjaver Kroni,me punën e bërë nga specialistët dhe punonjësit si dhe problematikat në procesin e punës së përditëshme.
Komandanti i Komandës së Mbështetjes, gjeneral brigade Dogjani informoi për mbështetjen që kjo Komandë ka dhënë dhe po jep në përmirësimin e imazhit dhe rritjen e kapaciteve prodhues të QRMTFA-së.
Minstrja Kodheli, theksoi se me këtë Qendër është abuzuar shumë në të shkuarën, por me masat që janë marrë dhe mbështetjen që po i jepet nga Ministria e Mbrojtjes po bëhet e mundur vënia e saj në efieçncën e duhur.
Sot, tha ministrja Kodheli, falë sistemit të Software-it, i cili do të jetë nga më të përparuarit në Shqipëri, do të mundësojmë lehtësimin edhe nga inventaret e tepërta, por njekohësisht dhe njohjen më të mirë të procesit të menaxhimit të inventareve.
Duke folur për procesin e prodhimit në këtë Qendër, Kodhei theksoi: "Gjëja që me intrigoi, pa as më të voglin dyshim, janë mundësitë alternative për të prodhuar këtu gjëra për të cilat Forcat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes kanë shumë nevojë, duke filluar nga tabelat njohëse të zonave ushtarake, të cilat duhet të jenë të një standardi të caktuar".
Ministrja Kodheli trajtoi dhe çështje të tjera, si ato të stoqeve, shpenzimet operative, vendosjen e linjës së internetit, shfrytëzimin në maksimum të kapaciteteve etj, të cilat do të ndiqen me përparësi me qëllim përmirësimin dhe zgjidhjen e tyre.
Në fund të fjalës së saj, u shpreh se, "besoj se ju keni bërë dhe po bëni një punë të mirë, ndonëse numri i punonjëse të Qendrës është reduktuar, në funksion kjo të rritjes së racionalitetit të njerëzve që punojnë këtu. Shpresoj dhe jam e bindur se shumë probleme do të zgjidhen dhe ne do të vazhdojmë të ecim më përpara".
Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, e shoqëruar nga komandanti i Komandës së Mbështetjes, gjeneral brigade Ylber Dogjani dhe drejtori i Qendrës së Riparimit dhe Mirëmbajtjes së Teknikës të Forcave të Armatosura inspektoi nga afër repartet dhe mjediset e kësaj Qendre, si dhe u takua me punonjës të saj./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com