Kodheli: Qeveria e shkuar “dhuratë” 221 milion lekë të reja dëm financia
-Forumi Kombëtar kundër Korrupsionit- TIRANË, 10 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka theksuar se transparenca dhe kontrolli janë rruga kryesore mbi të cilët luftohet korrupsioni, ndërsa drejtoi gishtin tek qeveria e shkuar si shkaktare të një dëmi financiar prej 221 milion lekësh të reja nga buxheti i MM. E pranishme në forumin Kombëtar […]
/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka theksuar se transparenca dhe kontrolli janë rruga kryesore mbi të cilët luftohet korrupsioni, ndërsa drejtoi gishtin tek qeveria e shkuar si shkaktare të një dëmi financiar prej 221 milion lekësh të reja nga buxheti i MM.
E pranishme në forumin Kombëtar kundër Korrupsionit, Kodheli nënvizoi se qeveria ka një plan të mirëpërcaktuar për të luftuar korrupsionin. Sipas saj, dy shtyllat mbi të cilat është bazuar plani anti-korrupsion është pikërisht rritja e transparencës dhe kontrolleve mbi procedurat që ndiqen nga dikasteri që ajo drejton.
"Sapo morëm detyrën, ri-ngritëm në këmbë strukturat anti-korrupsion në Ministri. Realizuam audite të shumta mbi çdo procedurë të ndjekur nga MM dhe rritëm transparencën përmes publikimeve online dhe jo vetëm, të çdo vendimi dhe aktiviteti të Ministrisë së Mbrojtjes", tha Kodheli.
Sipas saj, fal këtyre masave të marra sot nuk ka më të paprekshëm në MM. "Qeveria e shkuar ka shkaktuar një dëm prej 221 milion lekësh të reja nga buxheti i MM-së dhe kjo fal prokurimeve, rekrutimeve dhe vendimeve jo transparente. Prandaj fal këtyre kontrolleve kemi ngritur 17 kallëzime penale për shpërdorim detyre. Kemi larguar nga puna 14 ish-titullar të cilët janë kapur në shkelje. Kemi marrë masa disiplinore për 121 persona, ndërsa 81 persona të tjerë kanë marrë vërejtje", nënvizoi Kodheli.
Sipas saj, MM ka ndërmarrë ndryshimin e legjislacionit për dhëniene gradave dhe rekrutimin në Forcat e Armatosura. "Lufta ndaj korrupsionit realizohet edhe përmes ligjeve të cilat e ndalojnë fuqishëm atë. Kështu ndryshuam ligjin për gradat, ligjin mbi mënyrën e rekrutimit dhe i dhamë kompetencat e duhura auditit për të kontrolluar çdo procedurë të ndërmarrë nga MM, si dhe për mbikqyrjen e punës së FA-së, me qëllim që Forcat e Armatosrua të realizojnë punën e tyre dhe jo detyra që nuk i takojnë me ligj", tha Kodheli.
Sipas Ministres së Mbrojtjes, këtë vit MM ka realizuar ankande të hapura për publikun, ndërsa drejtoi gishtin tek para-ardhësit për mungesë transparence. "Për herë të parë Minitria e Mbrojtjes ka realizaur ankande të hapura dhe jo shtije përmes prokurimeve të errëta të cilat shkaktuan dëme financiare të mëdha në MM", tha Kodheli.
Ministrja e Mbrojtjes mbylli fjalën duke garantuar se lufta ndaj korrupsionit do të vijoi në çdo hallkë të dikasterit që ajo drejton dhe çdo kush që kapet apo dhe tenton të përfitojë nga detyra apo çdollojë forme të korrupsionit do ndëshkohet sipas ligjit
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
72.8%
-
Jo
24.1%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 769
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Do e shikojmë kur të dal nga burgu' Leonard Luzi kërcënon në gjyq të penduarin Amarildo Nikolli! Tregoi planin për vrasjen e Inez Hajrullës
10 Janar, 13:59
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata
10 Janar, 13:48
-
Do vrisnin Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, GJKKO dënon me 22 vite burg Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin! I pandehuri kërcënon prokuroren e SPAK
10 Janar, 13:45
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Tiranë/ I dashuri i vajzës dhe 4 djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', policia: Dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren
10 Janar, 13:34
-
SPAK nxjerr blof Berishën, asnjë dosje për deputetin Pandeli Majko në Prokurorinë e Posaçme
10 Janar, 13:26
-
Zyrtare/ Armando Broja mbetet pa trajner, Everton e shkarkoi disa orë para ndeshjes! Kandidatët për stolin e mbetur bosh
10 Janar, 13:24
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie
10 Janar, 13:08
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
Paris Hilton tregon shtëpinë e saj të djegur nga zjarret në Los Anxhelos: Është shkatërruese të shohësh vetëm hirin (VIDEO)
10 Janar, 12:54
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52