VLORE- Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka parë nga afër vënien në eficencë të një prej radarëve që monitorojnë hapësirat detare në vijën bregdetare të Vlorës. E shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Jeronim Bozo e përfaqësues të Flotiljes Detare, Kodheli inspektoi një prej radarëve të instaluar në ishullin e Sazanit, që sipas Kodhelit kishte 2 vjet që nuk funksiononte.
Ministrja tha se Shqipërisë tashmë i janë hapur sytë për më shumë siguri në vend dhe në bregdet. “Një ndër radarët, i cili është vënë në funksionim pas 2 vjetësh është pikërisht ky në ishullin e Sazanit. Kemi ardhur të shohim dhe të verifikojmë situatën dhe besoj që gjërat janë duke u përmirësuar, po shkojnë në drejtimin e duhur. Ne jemi këtu padyshim për ta siguruar këtë për të gjithë ju qytetarët shqiptare.
Është shumë e rëndësishme siguria e vendit, është shumë e rëndësishme siguria e bregdetit”, tha ministrja Kodheli. Kodheli u ndal gjithashtu dhe në domosdoshmërinë për ta kthyer ishullin e Sazanit në një pikë të rëndësishme turistike. “Ky është një ishull që ka pasur një tjetër përdorim dikur, krejtësisht për arsye ushtarake. Ajo epokë ka mbaruar. Është shumë e bukur që diçka e përdorur, e betonizuar për arsye ushtarake të kthehet në një vend të mirë, të dashur, të pastër për turizmin dhe turistët. Ka nevojë për një plan zhvillimi, ka nevojë për investime, ka nevojë për pastrime.
Të gjitha këto do jenë pjesë e një plani të përgjithshëm. Shqipëria ka burime për ta bërë tërheqës vendin për investitorë, qofshin këta vendas apo të huaj”, tha ministrja Kodheli. Që s’ka munguar të thotë se një pikë e tillë për turizmin ka shumë rëndësi për ekonominë shqiptare. Në Vlorë janë në funksion 6 radarë që do shërbejnë për të rritur sigurinë në vijën bregdetare, si dhe do të parandalohen trafiqe të ndryshme, apo do kryhet verifikimin e anijeve të peshkimit, sidomos kur janë në vështirësi.
Shkrimi u publikua sot (01.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com