Kodheli shkarkon kreun e SHIU
Taulant Demiraj e padit në gjykatë

Kodheli shkarkon kreun e SHIU<br />Taulant Demiraj e padit në gjykatë
TIRANE- Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli shkarkon nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ Ushtarak, Taulant Demiraj. Ky i fundit është zëvendësuar me një specialist tjetër të kësaj strukture, që sipas burimeve të ministrisë, quhet Eduard Bala.

Ndërkohë pas këtij vendimi, Demiraj pak ditë më parë i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një padi civile, ku kërkon shfuqizimin e urdhërit të Ministres së Mbrojtjes të marrë në datën 1 tetor 2013, për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës.

Gjithashtu në padinë civile kërkohet detyrimi i ministrisë të dëmshpërblejë me pagën e një viti pune, plus afatin e njoftimit, si dhe dy muaj për mosrespektim të procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës.

Emërimi i Demiraj në krye të SHIU-t, është bërë vitin e kaluar dhe se në atë periudhë, opozita akuzoi ish-ministrin Arben Imami se kishte emëruar në krye të një institucioni të rëndësishëm bodigardin personal të tij.

Pavarësisht këtyre sulmeve, sërisht Demiraj ka vijuar të qëndrojë në krye të SHIU deri në fund të muajit Shtator, kur është shkarkuar nga ministrja aktuale e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia