LEZHE - Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli i ka përcjellë me një buzëqeshje interesimin e gazetarëve për përfshirjen e ushatarakut të FA në trafikun e drogës nga Maroku drejt Spanjës.

Po ashtu ajo ka shmangur komentet për kërkesën e opozitës për dorëheqjen e saj. 

Ministrja ishte në Lezhë për të prezantuar projektin e kthimit të ambienteve të gjimnazit të këtij qyteti në qendër komunitare. Kodheli e ka konsideruar këtë iniciativë si tejet të rëndësishme, ndërsa do të lobojë tek të gjitha institucionet e rëndësishme ndërkombëtare për gjetjen e fondeve për të realizuar projektet e këtyre nxënësve.

"Është projekti se si duhet të ishte qyteti i tyre nesër dhe se si kjo mund të bëhet duke e kthyer gjimnazin në qendrën më të rëndësishme komunitare. Do të rikthehem prapë për të diskutuar projektet që do vijnë nga vetë gjimnazistet me të cilat unë me projektin në dorë unë do shkoj të shikoj mundësinë për realizmin e projektit." tha Kodheli

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)