TIRANE - Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli ishte e ftuar sot në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore me temë: “Transformimi i Madh: 25 vjet përvoja shqiptare e tranzicionit dhe demokratizimit”, në kuadër të “Ditëve të studimeve shqiptare”.
Kjo është një konferencë shkencore ndërkombëtare e ndërtuar me sistemin e “peer review” për të debatuar sipas fushave të ndryshme në lidhje me problematikën e shoqërisë shqiptare, të ekonomisë, të institucioneve juridike, debateve historike, mediave, institucioneve politike, politikave publike apo të zhvillimit të edukimit dhe arsimit, impakteve në zhvillimin shqiptar dhe politikave publike.
Ministrja Kodheli mbajti një ligjëratë në këtë Konferencë duke thënë se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç asaj të të bërit shtet, të largimit një orë e më parë nga rruga e gjatë e tranzicionit, për t’u bërë një vend i drejtë, normal, i begatë e i mirëqënë dhe po ashtu i sigurtë.
"Megjithëse Shqipëria duhet marrë si një shembull më shumë se pozitiv në rajon, pasi në një panoramë të përgjithshme, vendi ynë ka dalë nga krizat e viteve ’90, me një nivel të rafinuar demokracie, i paprekur nga konfliktet etnike, nacionaliste apo fetare, gjatë tranzicionit të gjatë nëpër të cilin Shqipëria kalon kemi parë që disa sisteme, në vend që të ngriheshin duke funksionuar sipas një modeli perëndimor, ose degraduan rëndë, ose u karaketerizuan nga një kalbëzim sistematik, akoma pa u ndërtuar mirë.
Me sisteme si ai i drejtësisë apo i shtetit të së drejtës, me trashëgiminë kulturore apo pasuritë tona nën e mbi tokë, jo vetem që u abuzua, por kjo u justifikua si një gjë e bërë në emër të tranzicionit, të shkeljes në rrugë të paditur e shpesh herë në emër të disa fjalëve inflacioniste si: demokraci, popull, liri etj.
Çdo njëri prej nesh duhet të marrë pjesën e vet të përgjegjësisë dhe pjesën e vet të detyrimeve. Të asaj që shkoi dhe të asaj që vjen. Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç asaj të të bërit shtet, të largimit një orë e më parë nga rruga e gjatë e tranzicionit, për t’u bërë një vend i drejtë, normal, i begatë e i mirëqënë dhe po ashtu i sigurtë.
Në këtë frymë reforma vazhdon të mbetet një fjalë kyçe, pa të cilën nuk do mund të shkojmë shumë larg. Por të mos harrojmë se një reformë e shtyrë në kohë bën më dëm se një reformë e pa nisur. Pasi çdo gjë që i lemë pasardhësit dhe shoqërisë është një akumulim që kërkon kosto gjithmonë e më të larta.
Amullia dhe rrezultatet modeste të reformave në këto vite mendoj se i bënë shqiptarët më shumë të ndërgjegjshëm në kërkesën e tyre për reforma reale, paçka se të dhimshme. Tranzicioni i pa fund, shoqëruar me një lëngatë të gjatë, nuk po zgjidhte dhe nuk do të mund të zgjidhte thuajse asnjë prej problemve tona. Por shoqëria jonë ka ndjeshmërinë dhe zgjuarsinë e mjaftueshme për t’i kuptuar vendimet e drejta," - tha Kodheli.
Fjala e plotë e Ministres Kodheli për tranzicionin
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fjala e plotë e Ministres Kodheli për tranzicioninRedaksia online
(f.m/shqiptarja.com)