TIRANE - Mbështetje në anëtarësimin në strukturat e NATO-s për shtetitn e Kosovës ishte premtimi i Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli në takimin e saj me homologun e Kosovës Haki Demolli. Në fjalën e saj në konferencën e përbashkët për shtyp, Kodheli shprehu edhe një herë tjetër vendosmërinë e qeverisë shqiptare për mbështetjen sa i takon aspiratës euro-atlantike të Kosovës.

Ministrja Kodheli tha se, rruga për t’u anatarësuar e Kosovës është e vështirë, duke kërkuar vizion, vendosmëri dhe kritera të forta që ka Aleanca euroatlantike. 

“Reformat në FSK i konsideroj mbresëlënëse. Mendoj se Kosova është gati të ketë Forcën e saj të Armatosur, nëse të gjithë faktorët politikë të Prishtinës e mbështesin dhe e dëshirojnë këtë gjë. Rruga për anëtarësim në NATO është e vështirë, kërkon vizion, vendosmëri dhe korrektesë në përmbushjen e kritereve të forta që ka Aleanca. Ne do të jemi për ju këshilltarët, trajnuesit dhe udhërrëfyesit më të mirë në këtë rrugë”. tha Kodheli

Ndërsa në fjalën e tij Minitri për Forcat e Sigurisë së Armatosur të Kosovës, Haki Demolli falenderoi kondtibutin e dhënë nga ushtarakët Shqiptarë në misionin këshillues të NATO-s pranë FSK.

"Si Ministër i sapozgjedhur i FSK kjo është vizita ime e parë. E falenderoj Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, dhe për këtë takim pune ku biseduam për çështjen e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe për rrjedhën e zhvillimit dhe transformimit të FSK-së. Gjatë këtij takimi unë falenderova Shqipërinë për kontributin e saj në sigurinë e Kosovës. Shqipëria po bën shumë për pranimin e Kosovës në NATO. Ne presim që eksperienca dhe përvoja e Shqipërisë të na ndihmojë në rrugën e integrimeve evropiane. Prandaj u nënshkrua edhe protokolli i bashkëpunimit." tha Ministri i Kosovës, Demolli

Në fund mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës u firmos Plani i Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes për vitin 2015.
 
kodheli

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)