Kodheli takon homologun kroat
'Thellojmë bashkëpunimin ushtarak'
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka pritur sot në një takim homologun e saj të Kroacisë, Ante Kotromanoviç i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë.
TIRANE - Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka pritur sot në një takim homologun e saj të Kroacisë, Ante Kotromanoviç i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Gjatë takimit, ministrja Kodheli, pasi i ka shprehur homologut të saj kroat mirëseardhjen në Tiranë, theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve, si ato në kuadër të bashkëpunimit në NATO, mund të cilësohen të shkëlqyera.
Dy ministrat diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe për një rol më të madh që dy vendet, si anëtare të NATO-s, duhet të luajnë në rajonin tonë.
“Dy vendet tona kanë ndjekur një rrugë të përbashkët për anëtarësim në NATO. Ndërkohë, Kroacia është shembulli më i mirë i Shqipërisë në rrugën për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian. Ne e falenderojmë popullin kroat për mbështetjen pa kushte që na ka dhënë gjithnjë.” tha ministrja Kodheli.
Kodheli ka vlerësuar mbështetjen që Kroacia ka dhënë dhe vazhdon të japë për Kosovën, duke qenë konsistente në dëshirën e përbashkët për ta parë atë të integruar në të gjitha inciativat rajonale.
Duke folur për bashkëpunimin dypalësh, Kodheli vlerësoi si shumë të domosdoshëm shkëmbimin e informacionit sidomos sa i takon kontrollit të hapsirës ajrore dhe detare, si
një mënyrë për të minimizuar fenomenet e paligjshme apo rreziqet që mund të vijnë nga jashtë.
Nga ana e tij, ministri i Mbriojtjes i Kroacisë, Ante Kotromanoviç, ka falenderuar ministren e Mbrojtje së Shqipërisë, për pritjen dhe e garantoi homologen e tij se “Kroacia e mbështet Shqiperinë dhe jep kontributin e saj që ju të fitoni statusin e vendit kandidat”.
Gjatë takimit të dy zyrtarët folën për çështje me interes të përbashkët si arsimimi dhe stërvitjet e përbashkëta në kuadër të “Smart Defence”, si dhe pjesëmarrja në misione paqeruajtëse kudo në botë.
Më herët Ministri kroat i Mbrojtjes, u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama më të cilin diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve tona, duke i cilësuar ato të shkëlqyera.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2945
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18