Gjatë Raportimit në komisionin parlamentar të sigurisë në 27 shkurt 2017, Ministrja e Mbrojtes Mimi Kodheli, duke iu referuar situatës në rajon është shprehur se Shqipëria duhet të jetë e kujdeshme ndaj çdo gjëjë që fqinjët tanë bëjnë.
Ka qenë kreu i Komisionit, Spartak Braho, që e ka pyetur Kodhelin për stërvitjet në kufi të ushtrisë greke.
Kodheli e ka cilësuar këtë stërvitje si lodër ushtarake.
"Fakti që ne, si vend që kërkojmë të futemi sa më shpejt të jetë e mundur në BE, si vend anëtar i NATO-s, si vend që kërkojmë të jetojmë në paqe dhe harmoni me fqinjët dhe e kërkojmë këtë çdo ditë me politikën tonë të jashtme, me politikat tona të mbrojtjes apo me deklaratat e përfaqësuesve më të lartë politik, nuk do të thotë që nuk duhet të jemi alert ndaj çdo gjëje që fqinjët tanë bëjnë.
Shpeshherë fqinjët tanë, dhe këtu vijmë te përgjigjja e pyetjes suaj të tretë, hedhin parulla për konsum të brendshëm politik. Kështu që, ne duhet të ndajmë se cilat janë për konsum të brendshëm dhe cilat janë parulla apo deklarata që cenojnë sadopak sovranitetin dhe dinjitetin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Besoj se në momentin që nëpërmjet mediave dëgjohen deklarata apo dilet në publik i veshur në një mënyrë, kur duhet të vishesh në një mënyrë tjetër, nuk e ka penguar Shqipërinë të jetë pjesë e një misioni që ruan brigjet e aleatëve tanë turq dhe grek në detin Egje.
Pra, ajo çka ne eksportojmë, dhe kjo është shumë e rëndësishme, është prezenca në misione që flasin për më shumë siguri të kufijve të tyre dhe për më shumë prezencë ushtarake tonën në kufijtë e tyre në ndihmë jo vetëm të refugjatëve, që prodhon lufta në Lindjen e Mesme, por në ndihmë edhe të popullsisë vendase, qoftë të popullsisë turke, që laget nga ujërat e detit Egje, qoftë asaj greke.
Kjo është përgjigjja që ne japim dhe ky është misioni ynë", ka thënë Kodheli gjatë fjalës së saj.
/Shqiptarja.com