Kodi i Procedurës Civile përplas
Halimin me deputetët e PS

Kodi i Procedurës Civile përplas<br />Halimin me deputetët e PS
TIRANË – Miratimi i Kodit të Procedurës Civile, ndryshimet përkatëse janë bërë shkak të një debate dhe grindjeje deri edhe tek për tek të ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi me deputetët e opozitës.

Diskutimet kanë nisur për Kodin, por më pas kanë devijuar në çështjen e shkarkimit të komisionerit Muho e dolën tek përballja e dikurshme në zyrë ndërmjet ministrit të Drejtësisë Halimi dhe ish-prokurores Shega Ligori, tani deputete e PS. Halimi pretendoi se e shkarkoi për mospërmbushje të detyrës, kurse Ligori I kërkoi hapur t’I tregonte aktin e shkarkimit, sepse e vërteta ishte se ajo kishte dhënë dorëheqjen për faktin se nuk mund të punonte me të. Diskutimet, hap pas hapi.

ORA 17: 50 SULA: RISITE QE PRITEN NE GJYKATA PAS VENDIMIT TE SOTEM

Deputeti i PD-së, Sula, foli për risitë që priten nga vendimi i sotëm: Nuk kemi në trupë me 5 gjyqtarë, por me 3; do të bëhet dixhitalizimi i të gjitha seancave gjyqësore; qytetarët nuk do sorollaten duke pritur një urhdër ekzekutimi, sepse pasi vendimi të marrë formën e prerë do jetë I disponueshëm për t’u tërhequr pranë gjykatave të shkallës së parë. Lidhur me shkarkimin e anëtarit të KQZ-së, të mos harrojmë se mazhoranca nuk ka tentuar të uzurpojë KQZ-së, siç keni pretenduar ju. Duke pasur parasysh dy dorëheqjet e fundit, që mund të jenë edhe tre, nuk janë në respekt të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.

ORA 17:31 HYSI: MINISTRI HALIMI HARRON SE KËTU KA NJERËZ QË E NJOHIN


Deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, tha se “Ata njerëz që z.Halimi i quan qenër, janë ende në pushtet dhe larvat e krimbat kanë shkuar deri në qeveri e pushtet. Meqë sot flasim për Kodin e Procedurës Civile dhe prisnim një vlerësim për këtë, por edhe mirënjohje e respekt për ndryshimet që po bënim në Kodin Penal, sepse ne nuk jemi pjesë e stafit të ministrisë që të punëojmë deri në 12 e gjysëm të natës për të rregulluar ato paçavuret e ministrisë. Falenderoj z.Gazmend që përpiqet të rregullojë atë batak e atë llum që ju keni bërë në 8 vjet në pushtet".

ORA 17:30 LIGORI: MINISTËR, DHASHË DORËHEQJEN SE NUK PUNOHEJ ME JU

Ligori iu kundërpërgjigj ish-ministrit të saj: "Unë thashë se kam dhënë dorëheqjen se nuk punoja dot me ju, u më thoni që më keni shkarkuar. Nëse e provoni faqe gjithë botës, atëhërë unë hesht përgjithmonë. Ndaj, më nxirrni aktin që flet për shkarkimin".

ORA 17:20 HALIMI, LIGORIT: TE KAM SHKARKUAR SE NUK KISHTE KRYER INSPEKTIMET

Ministri i Drejtësisë, Halimi, nga ana e tij sqaroi :"U ngrite për të thënë këtu se të kemi shkarkuar si prokurore dhe të paskemi dhënë listë shkarkimesh. Unë të kam thirrur në zyrë dhe të kam thënë ku i ke dosjet dhe pse i ke fshehur e ti dhe t'i dhe dorëheqjen".

ORA 17:10 LIGORI: NA JANE DHENE NE DORE LISTAT E SHKARKIMEVE NE GJYKATE


Deputetja e PS-së, Shega Ligori, në fjalën e saj ndër të tjera lidhur me ndryshimet në Kodin Civil, kujtoi edhe periudhën kur ishte gjyqtare dhe nga pushteti i PD-së i jepeshin listat e shkarkimeve nga detyra në institucion.

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur