TIRANE - Të gjithë shoferët që pajisen me një patentë pas datë 15 janar, ditë në të cilën hyn në fuqi Kodi i ri Rrugor, nuk do të ketë asnjë ndryshim në tarifat që do të paguajnë nga ato aktuale apo në periudhën se sa zgjat kursi në autoshkollë.

Këtë e bën me dije Drejtoria e Përgjithshme e Transportit rrugor e cila me anë të një sqarimi thotë se i vetmi ndryshim është pikëzimi në patent.

"Nuk ka asnjë ndryshim në vlerat e tarifave të pajisjes me leje drejtimi. Udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës së Republikës së Shqipërisë, është konfirmim i vlerave të mëparshme të aplikuara për tarifat e shërbimit për pajisjen me lejedrejtimi.Nuk pëson ndryshime kohëzgjatja e përgatitjes se drejtuesve te ardhshëm në autoshkolla." thuhet në komunikatë

Drejtoria e patentave sqaron se fillimisht çdo drejtues mjeti pas plotësimit të kushteve do të pajiset me leje drejtimi që ka 20 pikë, e për çdo vlersim pozitiv apo vjetërsi këto pikë do të shtohen, ndërsa për çdo penalitet pikët në patentë do të ulen si një penalitet kushtëzues shtesë veç gjobës që çdo shofer mund të marrë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)