TIRANE - Pas vënies në dijeni nga KQZ që në kodin zgjedhor duheshin ndryshime për ta përshtatur atë me ligjin e ri te ndarjes territoriale, kuvendi ka bërë gati amendimet .
Burime konfidenciale për A1 Report bëjnë me dije se numri i zonave të adminsitrimit zgjedhor që aktualisht janë 89, do të reduktohet.
Në këto amendime parashikohet se një bashki do të këtë 1 ZAZ ndërsa për ato bashki që kanë mbi 80.000 pritet të kënë 2 ose 3 ZAZ, per shembull për Bashkinë Tiranë në zgjedhje kanë shërbyer 11 ZAZ e barabartë me numrin e minibashkive.
Kjo për shkak të volumit të punës dhe menaxhimit të zgjedhjeve, por me ndryshimet edhe numri I ZAZ-ve ne Tiranë do të tkurret, pra nga 11 parashikohen të jenë tre ZAZ.
Këto amendime që bëjnë të mundur që ligji I ri të përshatet me kodin, priten të vijnë si një nismë deputetësh për të shmangur edhe ndonjë përplasje mes qeverisë dhe opozitës.
Por po me burime kjo e fundit pritet ti kundërshtojë këto ndryshime. Poashtu ditën e hënë gratë deputete priten të sjellin ndryshimet e tyre duke propozuar rritjen e numrit të grave në listat e kandidatëve pra 1 në tre emra të jetë femër patjetër.
Kjo bën që të rritet përfaqësimi I grave nga 30 përqind që është aktualisht në 40 përqind.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO