TIRANË – Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi vlerësoi sot miratimin me konsensus që PS e PD i bënë dje ndryshimeve në Kodin Penal. Nëpërmjet një deklarate zyrtare shpërndarë mediave, Sequi thekeson se votimi i djeshëm shënon një prej prioriteteve kyçe të Opinionit të Komisionit Europian.
“Ndryshimet në Kodin Penal janë shumë kuptimplotë sepse kanë të bëjnë me disa çështje të rëndësishme, si për shembull, dekriminalizimi i shpifjes dhe fyerjes, shkeljet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, masat kundër dhunës brenda familjes.
Miratimi i këtyre ndryshimeve ligjore është një sinjal inkurajues në trajtimin e çështjeve që janë pjesë e agjendës evropiane të vendit”, deklaroi Sequi. Ai shprehu besimin se çështje të tjera po kaq të rëndësishme të agjendës evropiane dhe të prioriteteve kyçe të Opinionit do të trajtohen në të njëjtën frymë.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com