Beqaj: Kodi Zgjedhor ka nevojë për përmirësim, të krijohen zona zgjedhore me numër të barabartë mandatesh (VIDEO)

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor duket se kanë ende hapësira për tu përmirësuar. Ndërkohë që 2 opozitat janë shprehur kundra këtij kodi, duke e cilësuar atë të njëanshme.

Deputeti i PS-së, Ilir Beqaj shprehet se ajo ka ende nevojë për të ndryshuar. Në një intervistë për Report Tv, ai shprehet se në këtë sistem zgjedhor ka ende mosbarazi dhe se duhet të ketë numër të parabartë të zgjedhjeve. Sipas tij, zonat zgjedhore duhet të bëhen të tilla që të ketë numër të barabartë votuesish.

Ndërkohë ai tha se dhe në këto zona të ketë numër çift mandatesh.

"Mesa unë di, ky opinion do të vijë pas disa javësh dhe nëse do të prisnim deri atëherë ajo do Shqipëria nuk do të ketë zgjedhje në 2021. Ne bëmë zgjedhje jo normale në qershor 2019 dhe nëse nuk do të kishim zgjedhje në prill të 2021 do e fusnim vendin në një qorsokak të mirëfilltë. Në momentin kur u fol për sistemin zgjedhor. Më jonormale mund të jetë vazhdimi i detyrës nga kryebashkiakja e Shkodrës. Ajo ka një mandat sot 5 vite e gjysmë. Unë me sistemin tonë zgjedhor them se duhehsin disa ndryshime të tjera. Mund të hynin në fuqi në 2025. Brenda sistemit tonë rajonal proporcional kemi sërish mosbarazi. Në Kukës janë 3 mandate dhe tashmë do të votojmë për partinë dhe për individin. Unë nëse jam zgjedhës u Kukësit do të zgjedh mes 3 emrash. Nuk është se jemi në kushte të barabarta si zgjedhës të Kukësit ashtu dhe zgjedhësit e Tiranës. Unë do të isha i parimit që të kishim zona zgjedhore me numra të barabartë mandatesh. Prandaj duhet bërë dhe zona më e madhe. Mos qëndrojmë vetëm tek qarqet por të kemi zona me popullsi të barabartë. Jam partizan që të kemi zona me numër çift mandatesh, sepse nëse në Kukës ose në Shkodër janë 11 ose 3, ti mund ta mundësh kundërshtarin me një votë dhe merr një mandat. Në rastin e një numri çift mund të fitosh me 6 mijë vota por je sërish njësoj. Aq më shumë ka hapësirë ka mundësi që mazhoranca të krijojë koalicion me këdo që të plotësojë 71 vota" - tha Beqaj.

Ndërkohë në një tjetër çështje, i pyetur nëse do të ketë shpërblim për vitin e ri për pensionistët, ai tha se nuk është momenti që tu hapet "oreksi" atyre në një moment të vështirë.

"Nuk e kam si informacion. Të gjithë duhet të jemi më të rezervuar me kërkesat tona. Të gjithë kanë të drejtë për të jetuar më mirë por besoj se situata e pandemisë duhetë të na bëjë pak më të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm se beteja me pandeminë është ndërkombëtare. Pasi të dalim nga kjo betejë mund  të kërkojmë më shumë. Nuk është e lehtë të garantosh pensionet aktuale. Ju si media nuk duhet të nxisni orekse më shumë se sa ka takat Shqipëria. Nuk është momenti që të hapim orekse" - tha Beqaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:20
'Shpërblim për pensionistët për vit të ri', Beqaj: Nuk është koha të hapim orekse (VIDEO)

I ftuar në një intervistë për Report Tv, deputeti i PS-së Ilir Beqaj foli për pensionet. I pyetur nëse do të ketë shpërblim për vitin e ri për pensionistët, ai tha se nuk është momenti që tu hapet "oreksi" atyre në një moment të vështirë.

"Nuk e kam si informacion. Të gjithë duhet të jemi më të rezervuar me kërkesat tona. Të gjithë kanë të drejtë për të jetuar më mirë por besoj se situata e pandemisë duhetë të na bëjë pak më të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm se beteja me pandeminë është ndërkombëtare. Pasi të dalim nga kjo betejë mund  të kërkojmë më shumë. Nuk është e lehtë të garantosh pensionet aktuale. Ju si media nuk duhet të nxisni orekse më shumë se sa ka takat Shqipëria. Nuk është momenti që të hapim orekse" - tha Beqaj.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pencionisti: 30/10/2020 22:35

    DOLE NE SHTEG O I KORRUPTUAR PRANDAJ DUHET ME I THENE JOO VOTE RILINDJES ME 100 euro ne muaj e la Saliu po Me 100 euro po vazhdon RILINDJA EDHE NJE HERE. STOP VOTE PER ED RAMEN

    Përgjigju
    • visi: 31/10/2020 12:19

      ky pleher qe ka 8 vite qe gllabron leket e shqiptareve....e quan luks shperblimin qesharak te pensionisteve????..kulmi i kulmit

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale