Kodi zgjedhor, Haxhinasto: Nuk është rritur pesha e votës, vodhët zgjedhjet e 2017 nuk ju beson njeri! Shameti: Vota shkon tek i zoti (VIDEO)

Ndryshimet në kodin zgjedhor vijojnë sërish të "pëprlasin" palët politike për zgjedhjet e 2021 ku secila prej tyre kanë pretendimet e veta.

Të ftuar në emisionin Pa Protokoll mbrëmjen e kësaj të premte ishin deputeti i PS-së Adnor Shameti dhe ish-ministri i transportit Edmond Haxhinasto. Për ish-deputetin e LSI-së, Haxhinasto, ndryshimet në kodin zgjedhor nuk e kanë rritur peshën e votës së qytetarëve, por të kundërtën.

"Ky është një veprim teknik. Janë thellësisht dhe politike e kushtetuese. Edhe në aspektin moral. Është një injorim total i detyrave që duhet të bëjë Shqipëria. I është bërë një dëm i jashtëzakonshëm që pesha e votës së qytetarëve nuk është e barabartë. Do t'i referohesha dhe një mungesë totale përgjegjësie për procesin e integrimit në BE. Jemi në një situatë që ka i ka bërë një atentat zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nuk shoh dhe nuk gjej asnjë lloj argumenti se me këtë keni rritur peshën e votës së qytetarëve. Vetëm është dëmtuar" - tha Haxhinasto.

Ndërkohë që deputeti socialist shprehet se këto ndryshime bëjnë që votat e qytetarëve të shkojnë për partinë që është nisur dhe nuk humbasin nëpër partitë e tjera.

"Me këtë mënyrë, vota shkon në atë parti që është nisur. Me trenin e parë, nëse një person votonte partinë a ndërsa deputetin e merrte partia c. Sot kemi një prag 1 përqind për të gjithë subjektet politike duke lejuar koalicionet parazgjedhore. Mandati i një të zgjedhuri do të ketë të njëjtin numër votash dhe nuk ka pse të jetë me një disproporcion. E çon votën tek i zoti. Hapja e listave është arritja më e madhe" - tha Shameti.

Por sërish Haxhinasto shprehet se këto nuk mund t'i besojë njeri pasi hetimet për dosjet e dala nga zgjedhjet e 2017 janë precedent i mjaftueshëm për të vërtetuar vjedhjet nga mazhoranca.

"Del shumë qartë ky imazh që Shameti përpiqet ta shesë. Edhe pas thirrjeve të ndërkombëtarëve, pse ata e vendosën çështjen e reformës si kusht. Mungonte klima politike. Kishim një parlament monist. Ky është realiteti. Ti ke vjedhur zgjedhjet e 2017, dosjet të cilat janë shumë evidente. Tani mundohemi që të rregullojmë këtë konfliktualitet me gjëra teknike. Nuk e blen asnjë njeri. Nuk kemi barazim në përfaqësim. Votat për një mandat do të jenë të ndryshme për çdo parti. Përpjekja për të mbrojtur këtë është e pashpresë" - shprehet Haxhinasto.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
Pragu 1 %, Shameti: Kontroll i dyfishtë për deputetët, shmang krahinizmat! Haxhinasto: Qëllimi juaj për të përfituar ndonjë gjë (VIDEO)

Ndërkohë edhe pragu zgjedhor prej 1 përqind i vendosur ka hapur debat mes të ftuarve në studio. Deputeti socialist u shpreh se ajo është bërë për të shangur krahinizmat dhe është një kontroll i dyfishtë mbi deputetët.

"Është për të shmangur krahinizmat dhe duhet që një subjekt politik të ketë një shtrirje kombëtare dhe asnjë gjë të kundraligjshme. Është dopio kontroll. Duhet të fitojë një mandat në një zonë të caktuar. Nga qarku në qark, varion nga 8-9 mijë deri në 12500 vota. Në këtë mënyrë shmangim partitë rajonale. Kjo është ideja e varianteve më të mira të mënyrës së garimit. Është shumë demokratike. Një parti mund të jetë brenda së njëjtës listë" - tha Shameti.

Por ish-deputeti i LSI replikon duke u shprehur se këto ndryshime u bënë vetëm që mazhoranca të fitonte diçka në zgjedhjet e ardhshme dhe se nuk mund të bëhen këto ndryshime përpara zgjedhjeve.

"Me sinqeritetin e tij tha thelbin e tij. Tha se ju dolët nga parlamenti dhe se do paguheni këto. Me këto ndryshime që u bënë, qëllimi është që të fitojmë ndonjë gjë tjetër. Nuk mund të bëhen vetëm nga një palë. Ne ndërkombëtarët na kanë vendosur në një përballje për integrimin në BE. Partia e Shametit nuk e kanë hallin tek integrimi por që të kenë ndonjë përfitim elektoral që vjen nga këto artifica. Në cilin kod, thuhet se rregullat e lojës ndryshohen përpara zgjedhjeve. Vendosim që një precedent e shkatërrojmë" - tha Haxhinasto.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 31/10/2020 13:33

    Hajduti qe vodhi fondin s rruges Elbasan Tirane dhe eshte i pandehur se e la rrugen rrugeve flet per vjedhje votash. Fundi i botes. Kurre me ne pushtet cizmeparticka e ministrave dhe drejtoreve superhajdute te gjithe te pandehur.shkofte ne te s'emes Nafije dybeku me vrimat e hundes si hunde luani.

    Përgjigju
  • Hado: 31/10/2020 07:32

    Qellimi Noros eshte vetem nje: te mbaje te karikuar banditet e aksit Fier-Berat-Vlore. Me porosi te Rames kuptohet. Qe te marein votat. Hajde Noro si u katandise, ushtar i nje pseudakrimineli dhe cerr i krimineleve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'