Kodi Zgjedhor, ndalohen
reklamat qeveritare në fushatë
As qeveria, as ministritë e as pushteti vendor nuk mund të publikojnë reklama me përmbajtje politike, përveç informacioneve të procesit zgjedhor. Reklamat politike, që nuk identifikojnë qartë porositësin, ndalohen të transmetohen.
TIRANE- Komisioni i Reformës Zgjedhore ndryshon një tjetër kapitull të Kodit, rregullat e reja për fushatën zgjedhore dhe transmetimit të saj në media. Këto rregulla, ndalojnë tashmë edhe në Kod, transmetimin në kohë fushate të reklamave të institucioneve publike. Pra as qeveria, as ministritë e as pushteti vendor nuk mund të publikojnë reklama me përmbajtje politike, përveç informacioneve të procesit zgjedhor. Reklamat politike, që nuk identifikojnë qartë porositësin, ndalohen të transmetohen.
Kohëzgjatja e mbledhjeve të qeverisë apo aktiviteteve të tjera qeveritare, kur propagandojnë programin e partisë së Krymenistrit, i faturohet minutazhit të vënë në dispozicion të kësaj partie. "Koha e pasqyrimit të veprimtarive qeveritare, që lidhen me fushatën zgjedhore, përfshihet në kohën e partisë së cilës i përket titullari i institucionit që zhvillon veprimtarinë. Do të konsiderohet veprimtari qeveritare: aktivitetet publike që pasqyrojnë ose promovojnë politika të institucionit, investimet, inagurimet e veprave apo pasqyrim i punës. Të tilla konsiderohen dhe mesazhet me natyrë politike dhe që përputhen apo afrohen në politikën apo programin e subjektit politik të titullarit", thuhet në ndryshimin e ri në Kodin Zgjedhor.
Në rast se, partitë i sjellin vetë pamjet e fushatave të tyre për edicionet informative, kjo gjë duhet specifikuar nga transmetuesi. Kodi sanksionon dhe një limit kohor për transmetimin e reklamave politike, i cili nuk duhet të kalojë 90 minuta për çdo subjekt politik, gjatë gjithë fushatës. Një kërkesë e tillë për ta ndryshuar në Kodin Zgjedhor çështjen e reklamave, është bërë në kushtet kur opozita në të gjitha këto zgjedhjet e fundit ka akuzuar mazhorancën e djathtë se ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë e mundshme, madje dhe jashtë ligjit për të grumbulluar buxhetin dhe për ta shpenzuar në vitin elektoral, përmes inagurimeve, fillimit të punëve në rrugë, e të lëna përgjysmë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.8%
-
Të gabuar
22.1%
-
Nuk kam mendim
10.1%
Vota total: 1062
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lapardhaja për Report Tv: PD është kthyer në një kosh për të korruptuarit, Berisha e ka marrë peng për hallin personal
16 Janar, 14:46
-
Dosja 'Partizani/ Apeli i GJKKO zbardh vendimin pse Berisha u la në detyrim paraqitjeje: Është kryetar i opozitës dhe jemi në prag të fushatës elektorale! Nëse s'e zbaton masën, kthehet në arrest shtëpie
16 Janar, 14:45
-
Sabah Bizi u nda nga jeta, presidenti i Vllaznisë: Shembull frymëzimi për brezat
16 Janar, 14:38
-
‘Plumbi i artë’, Dumani: Bujar Çelën doja ta vrisja me armën që më dhuroi i vëllai Talo, por m’u bllokua! Mora hakun e mikut tim Klevis Kapllani
16 Janar, 14:34
-
Tiranë/ Goditën punonjësit e Policisë dhe i dëmtuan makinën teksa ishin në krye të detyrës, 4 të arrestuar (EMRAT)
16 Janar, 14:32
-
Ndarja nga jeta e Sabah Bizit, reagon Benet Beci: Lamtumirë mjeshtër, do mbetesh përgjithmonë në kujtesë
16 Janar, 14:30
-
VIDEO/ Himarë, çahet diga e hidrocentralit Sasaj në Lukovë, shikoni dëmet
16 Janar, 14:28
-
VIDEO/ Çahet diga e hidrocentralit të Bunecit në Lukovë, momenti kur uji vërshon poshtë e merr para gjithçka
16 Janar, 14:20
-
Kosovë/ SHBA lejon blerjen e helikopterëve ‘Black Hawk’ për FSK-në, Arben Fetoshi: Arritja më e madhe për vendin dhe mesazh i qartë për Serbinë
16 Janar, 14:16
-
Vendosja e parkimetrave në rrugë, shpallet fituesi për projektin pilot në Tiranë
16 Janar, 14:05
-
Papa Françesku pëson incident në rezidencën e tij, Vatikani: U rrëzua, por pa fraktura
16 Janar, 14:05
-
Itali/ Kishte shkuar si turist, 21-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë! Feneri i thyer i makinës e tradhtoi, droga e fshehur në çorape dhe frigorifer
16 Janar, 14:00