Kodi Zgjedhor, Panariti në Report TV: Shpresa e fundit është Meta! Kur ishim në koalicion me PS-në ajo na ndërhynte, PD na linte të qetë! Gjobat për maskën, taktikë elektorale e qeverisë

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti në një intervistë për Report Tv tha se opozita ka shpresën e fundit tek Presidenti lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që ai t'i kthejë duke i dhëne dhe një mundësi të fundit mazhorancës për të reflektuar. Panariti tha se kjo është shkëndija e fundit që duhet konsumuar në mënyrë që situata të mos precipitojë në situata të paparashikueshme.

"Mazhoranca synon ti shkojë deri në fund prishjes së marrëveshjes së 5 qershorit me ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës që u bënë pa kompromis. Ka diçka që pritet që do jetë dhe shkëndija e fundit që presidenti Meta të kthejë këto ndryshime, edhe pse është edhe një kërkesë që vjen nga PPE. Duhet konsumuar edhe ky hap i fundit që Shqipëria të mos precipitojë në një  situatë shumë të paparashikueshme", tha Panariti.

LSI është një parti që ka provuar koalicion si me PD dhe me PS. Panariti tha se gjatë koalicionit me PS ka pasur shumë ndërhyjë nga ana e saj dhe ndryshim të rregullave të lojës kur loja kishte nisur, ndërsa në lidhje me PD Panariti tha e linte të qetë dhe nuk ndryshonte marrëveshjet që ishin vendosur që në fillim.

"Ne kemi pasur gjithmonë ndërhyrje gjatë koalicionit me PS. Kanë tentuar të ndryshojnë rregullat e lojës kur loja kishte filluar. Kur ne kishim rënë dakord për këtë mënyrë qeverisje dhe partneriteti,  PS nuk mund të ndërhyjë në mes të lojës dhe t'i ndryshojë. Këto lloj ndërhyrje na kanë çakërdisur edhe mua si ministër, kurse me PD marrëveshja ishte e qartë dhe respektohej", tha Panariti.

Panariti foli edhe për mbajtjen e maskës me detyrim duke e cilësuar si një masë që e ka rekomanduar edhe OBSH dhe po e marrin edhe vendet e tjera. Në lidhje me vendosjen e gjobës, Panariti tha se ajo i tremb qytetarët dhe i detyron ta mbajnë atë, por e sheh edhe si një taktikë elektorale të qeverisë për t'i falur ato para zgjedhjeve.

"Ne nuk duhet te japim mesazh kontroverse, kjo është një masë që rekomandohet edhe nga OBSH dhe shumë vende të tjera. Për mua nuk ka sens pasi ti lë baret dhe restorantet pa maske kur janë ngjitur dhe vendos maskën për ata në park. Unë e mbajë por edhe për gjobën në një  farë mënyrë, por e mendoj këtë pjesë si taktikë të qeverisë që të tmerrojë qytetarët me gjoba dhe më pas t'i fal para zgjedhjeve", tha Panariti.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 16/10/2020 21:46

    Sigurisht që PD-ja ju linte të qetë kur ishit në koalicion! Hajduti hajdutin nuk e ngacmon!!!

    Përgjigju
  • Haha: 16/10/2020 21:15

    Shpresa e fundit Hajduti Meta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh