Në lidhje me proçesin e integrimit të vendit drejt Bashkimit Europian, ai përsëriti se roli i opozitës është çmuar nga ndërkombëtarët. “Të vetmit që nuk pranojnë të shohin të vërtetën në janë kundërshtarët me Kryeministrin i cili, për të mbuluar dështimin, vijon të hedhë baltë dhe të na akuzojë se po bllokojmë integrimin.”
Statusi i vendit kandidat nuk mund të vijë “nëse nuk plotësohen detyrimet që ka Qeveria”, shtoi ai. Nga ana e saj, opozita sipas Ramës do të japë kontributin e saj edhe për ligjin mbi Gjykatën Administrative. “Në këtë process, ashtu si vepruam për kodet, kemi organizuar edhe tryezën publike të radhës ku do të ftohen ata aktorë shqiptarë dhe grupe interesi që të japin kontributin që ligji të jetë i të gjithve dhe për të gjithë, dhe jo një tjetër arnë”, ka theksuar Rama.
(im/shqiptarja.com)