Kodiku 8-shekullor ekspozohet
në Javën e Arkivave të Hapura

Kodiku 8-shekullor ekspozohet<br />në Javën e Arkivave të Hapura<br /><br>
Kodiku i Beratit i shkruar në shekullin e 12-të do të ekspozohet për publikun gjatë Javës së Arkivave të Hapura së bashku me dokumentet e periudhës osmane e më gjerë. Tetë shekuj histori dhe mister fshihen në fletët prej lëkure të këtij thesari të vyer të Trashëgimisë Kombëtare që ruhet në Arkivën Qendrore të Shtetit.

Këtu gjenden plot 100 kodikë që datojnë që nga shekulli i gjashtë deri në mesin e shekullit të njëzetë.

Java e Arkivave të Hapura do të mbahet nga data 18 deri më 22 dhjetor.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave i bën thirrje të gjitha shkollave dhe universiteteve të kontaktojnë paraprakisht për vizita gjatë këtyre ditëve, në mënyrë që të krijohen të gjitha mundësitë dhe hapësirat të njohjes nga afër me këto procese, veçanërisht për të rinjtë”, tha zëdhënësja e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivës Qendrore të Shtetit, Elsa Saka.

Do të ekspozohen edhe fermanët e perandorisë osmane.

Janë dokumente që kanë të bëjnë edhe me urdhëresat, këto janë më të rëndësishmet. Në këtë rast janë edhe sherijet, gjykatat e asaj kohe dhe vendimet që janë marrë. Brenda saj kemi edhe fermanët dhe ky që kemi këtu para syve është një berat”, rrëfen specialist i osmanishtes Rezart Mezani.

I pyetur se çfarë misteresh të historisë mund të zbulohen nga këto arkiva, Mezani përgjigjet: “Historia jonë është e lidhur shumë me dokumentet osmane, pasi është një kohë 500-vjeçare historie me ta. Ka histori që nuk njihen. Ja Pashë Nik Doda, që ka marrë një berat nga sulltani, është një shembull konkret me interes, sepse ai ka qenë katolik dhe jo mysliman, dhe kur ka një berat do të thotë se i është dhënë prone nga Perandoria Osmane”, tha Mezani.

Në shtatë ditë, vizitorët do të mund të shohin sektorin e ruajtjes, përpunimit, mikrofilmimit, digjitalizimit dhe restaurimit të dokumenteve arkivore.

“Për momentin po restaurohen disa regjistra të periudhës osmane. Kanë dëmtime të shumta, rrudhosje, kanë disa restaurime primitive që e kanë dëmtuar edhe më shumë dokumentin, kanë njolla të ndryshme. Këto dokumente janë të periudhës turke, para shpalljes së Pavarësisë”, u shpreh restauratorja Valentina Bega.

Arkiva e shtetit shqiptar është një thesar. Gjin Nikolli një qytetar i thjeshtë zbulon të dhëna që të befasojnë për një famulli të lashtë në Velë të Lezhës

Unë po kërkoj të dhëna për një famulli të Velës, që dikur ka qenë seli e Ipeshkëvisë së Lezhës për rreth 100 vite. Aty ka qenë një shkollë, nga të parat që është hapur sipas dokumenteve, më 1632. Famullia flitet se është në një vend tjetër, por në fakt aty daton shkolla e saj, dhe një tjetër gjimnaz që daton më 11 shtator 1751.”, tha Nikolli.

Java Arkivat e Hapura do të çelet për herë të parë këtë vit në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe do të përsëritet çdo vit në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave

[gallery]24971[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false