TIRANË - Gjashtë kodikët muzikorë, të cilët ruhen në Arkivin e Shtetit, në Tiranë, për herë të parë studiohen në mënyrë të mirëfilltë. Muzikologia Meri Kumbo prej 5 vjetësh është marrë me diskriptimin e tyre, që i ka përmbledhur në një katalog. Sipas saj fillesat e shkrimit muzikor nisin pikërisht me Kodikun e Beratit, që i përket vitit 1292.
Muzika e shkruar në këto libra është një pikënisja për të thelluar më tej kërkimin. Kompozitorët në shekullin e 13-të janë anonimë, por më vonë vihet re edhe emri i kompozitorit më të njohur të muzikës bizantine, Jani Kokuzeli. Qëllimi i studimit të kodikëve muzikorë për muzikologen Meri Kumbo është bërja e njohur e kësaj pasurie muzikore, e cila rrinte e kyçur në Arkivin e Shtetit. Katalogu me kodikët muzikorë pritet të shohë dritën e botimit në fund të shtatorit.
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com