Kofi Annan, kujtimet: E mbështeta
luftën në Kosovë,edhe pa sanksione
“Një jetë në luftë dhe paqe,” është libri autobiografik i ish-Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Kofi Annan. Duke rikujtuar sulmin e Serbisë mbi Kosovën, Annan thotë se ‘fushata serbe para se gjithash kishte një qëllim: të largojë dhe të vrasë sa më shumë shqiptarë të Kosovës".
ShBA - “Një jetë në luftë dhe paqe,” është libri autobiografik i ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, botuar nga Penguin Press në New York, i cili përshkruan tetë vitet e tij në postin e shefit të organizatës botërore, që nuk ishin pa sfida për të dhe paqen ndërkombëtare.
Përveç luftës dhe genocidit në Ruandë dhe në ish-Jugosllavi, një segment të librit e përbën edhe lufta në Kosovë dhe kundërshtimet diplomatike të vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit rreth ndërhyrjes dhe autorizimit nga organi ekzekutiv i OKB-së si ruajtës i paqes dhe sigurisë në botë. Kofi Annan, sipas librit, ka mbështetur ndërhyrjen ushtarake në Kosovë edhe pa një sanksionim nga ana e Këshillit të Sigurimit.
Libri është një rrëfim i sinqertë i Annanit për ngjarjet më të rëndësishme të 20 vjetëve të fundit, që paraqiten qartë dhe në mënyrë konçize. Si një diplomat karriere, ai megjithatë i dinte çështjet dhe problemet me të cilat do të përballej para se të qartësonte çfarëdo pozicioni si Sekretar i Përgjithshëm.
Duke rikujtuar sulmin e Serbisë mbi Kosovën, Annan thotë se ‘fushata (serbe) para se gjithash kishte një qëllim: të largojë dhe të vrasë sa më shumë shqiptarë të Kosovës. ’Ish shefi i OKB-së përmend pastaj fjalimet e tij të ndryshme para, gjatë dhe pas ndërhyrjes së NATO-së duke e bërë të qartë se, ndonëse në një pozitë ‘neutrale’ ai megjithatë mbështeste ndërhyrjen ushtarake dhe këtu bënë një analogji me siç thotë, "intervenimin e kirurgut për shpëtimin e jetës’.
Nga mesi i fushatës bombarduese të NATO-së kundër pozicioneve ushtarake serbe në Serbi dhe Kosovë, Annan thotë se ishte angazhuar për një rol më aktiv diplomatik të Kombeve të Bashkuara, mirëpo "Shtetet e Bashkuara nuk e fshehën se donin që OKB dhe unë të jemi sa më larg menaxhimit të konfliktit".
Pas thirrjes që kishte bërë për ndaljen e fushatës serbe dhe tërheqjen e trupave nga Kosova me kushtin e ndaljes së bombardimeve të NATO-së, Annan thotë se kishte pasur reagime pozitive nga Jacques Chirac dhe Gerhard Shroder, mirëpo ‘Albright dhe Clinton patën hezitime lidhur me ndërhyrjen time’. “Për lexuesit që duan të identifikojnë heronjtë dhe kriminelët, libri ofron material të mjaftueshëm”, vlerëson librin gazeta Christian Science Monitor.
Marrë nga Radio Vati
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4539
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45