‘Koha e Rejës ka mbaruar, skuadra nuk i përgjigjet’! Rraklli analizon humbjen: Futbollistët s’e ndijnë më njësoj kombëtaren

Ish-bomberi i kombëtares Altin Rraklli thotë se gabimet e futbollistëve të kombëtares janë shtuar shumë dhe po bëhen të pafalshme. Për ‘Report Tv’ ai shprehet se nëse do kishim realizuar të parët në humbjen 1-2 kundër Izraelit atëherë situata do ishte ndryshe.

“Ishte një ndeshje me nivel të barbartë të skuadrave, me epërsi të lehtë të kombëtares sonë. Nëse Broja do kishte realizuar kam përshtypjen se do e fitonim atë ndeshje. Më pas pësuam në mënyrë aksidentale. Një ndeshje që duhet të nxjerrim mësime pasi i pësojmë golat shumë shpejt,”-u shpreh fillimisht Rraklli.

Humbja kundër Izraelit nxorri nga objektivi përfaqësuesen e drejtuar nga Reja, ndërsa se të kujt janë përgjegjësitë Rraklli përgjigjet:

“FSHF ka përgjegjësi në mënyrën e vet, ndërsa për lojën trajneri mban përgjegjësi kryesore. Po flasim për një dështim të skuadrës sonë, pasi ne pretendonim vendin e parë. Kemi lojtarë me nivel dhe vendi i parë në grup ishte synim, por ka ardhur koha që Reja të largohet. Ti hapë vendin dikujt tjetër, pasi skuadra nuk po i përgjigjet më dhe fakti ishte ndeshja me Izraelin. Duhet dikush me vision të ri, pasi koha e Rejës ka mbaruar,”-tha më tej ish-futbollisti i kombëtares.

Rraklli më pas u ndal tek një tjetër diskutim, pasi aktualisht është vënë në pikëpyetje edhe impenjimi i lojtarëve me kombëtaren, ndryshe nga ç’bëjnë te klubet.

“Kjo është individuale, por kam një opinion. Në kohën tonë ne të gjithë ishim rritur dhe lindur në Shqipëri, ndërsa tani këta adoleshencën e kanë kaluar jashtë. Vijnë me opinion tjetër me përgjegjësi të tjera. Në fushë të gjithë duhet të tregojnë personalitet, ndërsa e ndiejnë ose jo fanellën e kombërtares nuk e di. Disa e krahasojnë me klubet, por unë dua të them se fanella e kombëtares ka qenë shumë e rëndë. Unë luaja në Bundesligë kundër Bayern-it dhe Dortmundit dhe nuk kisha atë emocion sikur luaja kundër Moldavisë.”

Me Rejën që sipas Rrakllit i ka ardhur fundi tani duhet të zëvendësohet nga një trajner shqiptar.

“Nuk mund ti ndajmë trajnerët, por çdo federatë mundohet të bëjë zgjedhjet më të mira të mundshme sipas buxhetit. Ideja është se ka ardhur koha për një trajner shqiptar. Unë mendoj se po, sepse ka trajnerë shqiptar që kanë treguar me klube jashtë vendit suksese. Pastaj varet nga vizioni i federatës dhe veçanërisht i presidentit, pasi dihet që është ekskluzivitet i tij zgjedhje e trajnerit,”-tha ish-futbollisti i kombëtares.

Në fund Rraklli u shpreh se për të do ishte kënaqësi që të ishte pjesë e stafit të kombëtares.

“Për mua do ishte krenari të isha pjesë e stafit të ekipit kombëtar. Një mundësi të tillë nuk e kam patur kurrë. Madje e kam kërkuar kur kisha në ekipin kombëtar të femrave, por unë doja gjëra të tjera. Doja futboll të vërtetë sic është ai i meshkujve. Nuk mu dha asnjëherë. Është krenari për çdo kënd të jesh pjesë e ekipit kombëtar jo më unë që kam luajtur si kuqezi,”-përfundoi ai.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani