Koha për të blerë shtëpi, ulen
15 % çmimet e apartamenteve

Koha për të blerë shtëpi, ulen<br />15 % çmimet e apartamenteve
TIRANE - Çmimet e apartamenteve po shënojnë rënie në treg për të gjithë zonat në kryeqytet, por zonat më me interes janë ato brenda Unazës.
 
Sipas të dhënave nga agjencitë imobilare, që konfirmojnë tendencën e vërejtur nga Banka e Shqipërisë, çmimet e apartamenteve në Tiranë vijuan rënie përgjatë gjithë vitit 2013.
 
Drejtues të agjencive të ndryshme imobiliare në Tiranë tregojnë se çmimet ulen ndjeshëm në momentin e transaksionit deri në 15% më lirë në çdo zonë në Tiranë.
 
Sipas tyre, çmimet e apartamenteve brenda unazës po arrijnë në 700-750 euro/m², nga 850 euro/m2 që ishte në vitin 2012. Kjo rënie ndodh si nga ndërtuesit, apo shitës të banesave nga qytetarë të ndryshëm në castin e shitjes së banesave, që luhatet nga 10-15% më pak nga sa afishohen.
 
Ulja e cmimit të shitjes së banesave lidhet me stokun e madh të pashitur përgjatë viteve të fundit ngaqë ndërtuesit mbanin cmime të larta, por dhe nga kriza ekonomike që është manifestuar në vitet e fundit, duke krijuar stepje të qytetarëve për të harxhuar shuma të mëdha për një shtëpi të re.
 
Por gjithashtu në uljen e cmimit të shitjes së apartamenteve duket se po ndikon dhënia e kredive të buta për të pastrehët në Tiranë nga Bashkia. Zonat e preferuara për të blerë apartamente më të vogla janë pranë qendrës dhe shumë më pak në periferi, si në Yzberisht dhe në zonën e Freskut.
 
Agjencitë imobilare konfirmojnë se tregu ka rinisur të gjallërohet kryesisht me blerje cash dhe shumë më pak me kredi nga bankat, edhe pse këto të fundit kanë nisur fushatat e tyre për këtë qëllim.
 
Krahas rënies së cmimeve në blerjen e banesave, edhe qeratë kanë pësuar rënie, kryesisht më e dukshme në zonën e ish-Bllokut nga ata që lëshojnë apartamentet me qira. Grupi kryesor në qeramarrja janë kryesisht studentët shqiptarë nga qytete të ndryshme, por dhe ata të të huaj që studjojnë në Tiranë në disa universitete.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit