'Koha për të reflektuar', Meta për anti-shpifjen: Të mos ecim me kokëfortës në rrugën e censurës dhe autoritarizmit

'Koha për të reflektuar', Meta për anti-shpifjen: Të mos ecim me kokëfortës në rrugën e censurës dhe autoritarizmit

Ilir Meta

TIRANE- Presidenti Ilir Meta ka reguar sërish lidhur me paketën anti-shpifje pas paralajmërimit të socialistëve se do ta rrëzojnë në Kuvend, një ditë pas refuzoi dekretimin e saj, duke e kthyer sërish në Kuvend. Meta thotë se është koha për reflektim, dhe për të mos ecur me kokëfortësi në rrugën e censurës dhe autoritarizmit, e cila sipas tij do të përbënte një rrezik për të ardhmen europiane të Shqipërisë

"Të dashur qytetarë, Liria e shprehjes, liria e medias dhe e drejta e informimit, përveç se janë të drejta themelore kushtetuese, janë të lidhura ngushtë me parimin e ndërtimit dhe funksionimit të një shteti demokratik.Shqipëria dy vitet e fundit ka një përkeqësim të këtyre treguesve, sipas konkluzioneve të organizatave prestigjoze ndërkombëtare të gazetarëve, si dhe të institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë respektimin e lirisë së medias.

Ndaj është koha për të reflektuar dhe për të mos ecur me kokëfortësi në rrugën e censurës dhe autoritarizmit, që do të përbënte rrezik për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Edhe njëherë, i ftoj të gjithë të lexojnë me vëmendje argumentat kushtetuese dhe ligjore të kthimit për rishqyrtim në Kuvend të paketës së ashtuquajtur “anti-shpifje”, tha Meta.

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla deklaroi sot se Kuvendi do të rrëzojë presidentin Ilir Meta për paketën anti-shpifje, ndërsa e quajti vendimin e tij për ta kthyer mbrapsht një urdhër të kryedemokratit Lulzim Basha. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë