Ambasada amerikane zbardh mesazhin që sekretari amerikan i Shtetit Blinken u ka përcjellë krerëve të drejtësisë së re gjatë takimit që u mbajt dje tek Piramida.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken përsëriti angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri gjatë një takimi me krerët e drejtësisë dje. Megjithëse reforma nuk është e shpejtë, e përsosur, apo e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të veprojnë me guxim ndaj pandëshkueshmërisë dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. Këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucioneve dhe do të mbetemi të palëkundura në mbështetjen tonë.


Lajmi kryesor:

Pas largimit nga Shqipëria, Blinken ‘zbërthen’ takimin me Dumanin dhe krerët e drejtësisë: Luftë korrupsionit, koha të veproni me guxim


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 22 Shkurt, 21:11

    A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?