Kohë shtesë, penallti, 29 gola dhe 4 ekipe Big jashtë Euro 2020! ‘Çmenduria’ e fazës së 1/8, edhe çerekfinalet premtojnë spektakël

Europiani i koronavirusit po shndërrohet në Europianin e surprizave të mëdha. Faza e 1/8 ka qënë më e paparashikueshmja dhe më emocionuesja që mund të kujtohet me goleada, përmbysje rezultati ,kohë shtesë dhe me gjuajtje penalltish. Në këtë fazë të Euro 2020 u eliminua Portugalia kamponia e Europës në fuqi dhe Franca kampionia e Botës në fuqi dhe në asnjë turne tjetër nuk kishte ndodhur diçka e tillë. Statistikat e fazës së parë me eliminim direkt janë impresionuese. U shënuan 29 gola në 8 ndeshje ose me një mesatare prej 3.6 golash për ndeshje dhe në 4 nga 8 ndeshjet e kësaj faze u deshën kohët shtesë për të përcaktuar ekipin që kalonte në çerekfinale.Ky Europian është aq i balancuar dhe surprizues saqë vetëm 3 nga 6 kryesueset e grupeve arritën të kalonin më tej. Kaluan në çerekfinale Italia, Belgjika dhe Anglia ndërsa u eliminuan Franca, Holanda dhe Suedia që i fituan grupet respektive.

Tjetër e dhënë shumë interesante është se nga 4 skuadrat që avancuan si të tretat më të mira tre prej tyre kaluan mes tetë më të mirave Çekia, Zvicra e Ukraina dhe vetëm një u eliminua Portugalia. E dhëna tjetër që konfirmon një turne të “çmendur” ka të bëjë me atë që ndodhi me grupin F të cilësuar si grupi i vdekjes. Shumë prej specialistëve mendonin se nga ai grup ku ishin Franca, Portugalia  e Gjermania do të dilte kampionia por asnjë prej këtyre skuadrave nuk u kualifikua për në çerekfinale, pra grupi i vdekjes , vdiq. Tashmë me vetëm 7 ndeshje të mbetura për t’u luajtur nga 51 në total ka mbetur vetëm momenti i së vërtetës dhe statistikat kanë rëndësi. Anglia nuk ka pësuar gol në katër ndeshjet e luajtura ndërsa Spanja ka shënuar më shumë, 11 gola e më pas vijnë Italia e Danimarka me nga 9 gola.

Në aspektin individual Cristiano Ronaldo vijon të jetë golashënuesi më i mirë me 5 gola por që është tashmë jashtë turneut dhe ata që mund ta arrijnë janë Schick me 4 gola e Seferovic e Lukaku me nga tre. Sistemi i mbrojtjes me tre është ai që po imponohet pasi nga 8 ekipet e mbetura 5 prej tyre luajnë me tre mbrojtësa qëndre. Danimarka, Çekia, Belgjika, Zvicra dhe Anglia në ndeshjen ndaj Gjermanisë. Dhe ky kompeticion magjik po vërtetohet gjithmonë e më shumë se është turneu i atyre futbollistëve që vrapojnë shumë dhe shpejt

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë