TIRANË - Ndërsa Partia Demokratike një ditë më parë u shpreh se qeveria nuk po bën asnjë politikë të re punësimi duke bërë vetëm propaganda boshe me zyrat e punësimit ka ardhur edhe reagimi i Drejtorit të Zyrës së Punës, Genc Kojdheli që ka bërë të ditur se gjatë 2014-s janë punësuar për herë të parë mbi 3000 persona, rreth 4 herë më tepër se e njëjta periudhë një vit më parë.
Gjatë prezantimit të performancës së zyrës së punësimit, Genc Kojdheli ka sulmuar Bashkinë e Tiranës se prej 4 muajsh nuk ka ofruar asnjë vend të ri pune. Ndërsa institucioni që ai përfaqëson ofron 1500-3000 vende pune çdo muaj.
“Punonjësit e zyrës së punës së bashkisë mezi po presin përfundimin e punimeve të linjës së tramvajit për të deklaruar 10 mijë punësimet që u janë premtuar qytetarëve tiranas.”- tha Kojdheli.
Sipas drejtorit të zyrës së punësimit shpërndarja e fondit nxitës së biznesit është bërë në mënyrë dinjitoze, pasi është ngritur një mundësi pikëzimi që u mundëson atyre të aplikojnë për këto fonde.
Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Genc Kojdheli përmes deklaratës për mediat ka prezantuar edhe performancën e Institucionit që ai përfaqëson për periudhën Janar-Korrik 2014.
Gjatë deklaratës së tij Kojdheli u shpreh se nuk mund të mbyllim të gjitha plagët e lëna hapur nga paraardhësit tanë vetëm gjatë vitit të parë të këtij mandati.
Sipas tij gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 17651 vende të lira pune kundrejt 7781 vende që janë regjistruar në të njëjtën periudhë një vit më parë. Diferenca të mëdha ka edhe në ndërmjetësimin e Zyrës së Punës me biznesin privat për punësimin, ku gjatë këtij viti janë bërë mbi 9000 të tilla.
43.000 shqiptarë i janë shtuar skemës së kontribuuesve në skemën e sigurimeve, ka bërë të ditur Kojdheli duke shtuar se gjatë 2014-s janë punësuar për herë të parë mbi 3000 persona, rreth 4 herë më tepër se e njëjta periudhë një vit më parë.
Gjithashtu drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit ka bërë të ditur se gjatë 2014-s është bërë edhe disbursimi me një fond prej 2,7 mln dollarësh.
Lidhur me deklaratën e djeshme të PD, ai ka sqaruar edhe se asnjë prej të 8 zyrave të punësimit nuk është hapur me fondet e shtetit, por nga donacione të biznesit privat.
Deklarata e plotë e Drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO