TIRANE - "Ky është buxheti i shpresës, për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe bisnesit". Kështu e ka konsideruar buxhetin e ri , deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima. Duke folur në sallën e parlamentit Kokëdhima, nënvizoj se është për tu vlerësuar vëmëndja që qeveria i kushton bujqësisë dhe fshatit.
Deputeti i Partisë socialiste Koco Kokëdhima, në fjalën e tij të mbajtur në parlament për diskutimet për buxhetin 2015, renditi disa argumente se pse ky buxhet do të rimëkëmbë ekonominë. Fillimisht Kokëdhima tha se ky është buxheti i shpresës jo vetëm për familjet shqiptare, por edhe për gjithë bisnesin vendas.
Kokëdhima edhe njëherë denoncoj sjelljen që ka bërë qeveria Berisha ndaj bisnesit duke e zhytur në krizë, por shtoi se qeveria Rama po e rikthen në parametrat europianë ekonominë shqiptare.
Deputeti i Partisë Socialiste, në fjalën e tij në seancën parlamentare ku diskutohet projektbuxheti i vitit të ardhshëm vlerësoi prashikimin e qeverisë për të shlyer borxhet ndaj biznesit. Sipas Kokëdhimës, kjo nismë është hapi i parë i duhur dhe i domosdoshëm për të garantuar rritjen ekonomike të vendit tonë.
Fjala e deputetit të PS-së Koço Kokëdhima për diskutimin e projektbuxhetit 2015
“Ky projektbuxhet nuk është perfekt por është i mundshëm. Parashikon rritje ekonomike, por jo të ja kalojë Gjermanisë. Qytetarët do të paguajnë më shumë për vitin 2015 por do të marrin më shumë shërbime. Do të paguajnë për të shlyer borxhet që u morën dhe u keqpërdorën në një masë të madhe por që duhen paguar. Sot ne kemi humbur në mënyrë substanciale pavarësinë për hartimin e buxhetit. Kjo lidhet me rritjen e ekonomisë, të eksporteve. Shumica e investimeve kushtëzohen nga punimet në vazhdim, që ndoqën qeveritë e mëparshem përmes konçesioneve. Përsëri ne kemi punuar në kushtet e mungesës së kohës së vazhdueshme, prandaj dokumentet duhet të na vijnë në dorë më shpejt. Pajtohem me zgjedhjen e qeverisë për të paguar borxhet e biznesit. Nuk quhesh vend serioz nëse nuk paguan detyrimet.” tha Kokëdhima
Kokëdhima: Disa njësi vendore në kolaps, shkak borxhet e mbartura të papaguara
Megjithatë sipas Kokëdhimës, buxheti nuk ka parashikuar shlyerjen e borxheve sa i përket pushtetit vendor. Sipas Kokëdhimës, disa prej komunave e bashkive, për shkak të qeverisjes së shkuar, ka çuar drejt kolapsit disa prej njësive vendore, mes të cilëve edhe Fieri që siç theksoi deputeti socialist ka një borxh prej rreth 2 miliardë dolarësh.
Më tej deputeti i PS, shprehu nevojën e mbështetjeve më te gjerë me fonde për pushtetin lokal, lidhur me projektet që ato kanë.
"Pushteti vendor nuk përfiton nga shlyerja e borxheve siç parashikon ky buxhet, çka do të thotë se disa komuna e bashki do të mnbeten në vështiorësi. Kjo vjen për shkak të politikës së ndjekur nga Sali Berisha. Kështu bashkia Fier është në kolaps pasi ka një borxh prej 2 miliardë dollarësh të papaguar. Është shumë e rëndëisshme të përmirësojmë rolin e qarqeve. Ato duhet të shndërrohen në njësi projektesh që të mbështeten nga fondet e Bashkimit Evropiane. Ne jemi dëshmitarë të reformës territoriale kur diskutohej për bashkinë e Finiqit dhe të Himarës. Këto bashki nuk kanë zyra dhe me fillimin e funksioneve të përmbushin detyrimet e tyre. Saranda është dallëndyshja e turizmit në Shqipëri. Kjo situatë do të dështojë nëse vazhdohet që ujërat e zeza të derdhen në zemër të Sarandës. Sigurisht që kryeqyteti i turizmit nuk mund të bëjë turizëm duke u furnizuar me bidona me ujë. Së katërti Saranda ka apartamente stok. Projektet duhet t’i bëjnë ekspertë dhe jo persona mediokër lokalë dhe të studiove projektuese lokalë." tha ai

Kokëdhima: Borxhi i marrë të përdoret në investime për qytetarët
Koço Kokëdhima tha se i duhet dhënë fund praktikës së deritanishme për marrjen e borxheve dhe mosinvestimin e tyre në mënyrë të duhur. Kjo sipas Kokëdhmiës do të krijojë një barrë ku shteti do të jetë i detyruar për të marrë sërish borxhe për të shlyer ato aktuale.
Në këtë kontekst, Kokëdhima bëri thirrje edhe për një rishikim të legjislacionit në fuqi, lidhur me këtë çështje.
“Shteti ynë merr borxhe të cilët duhet t’i shlyejnë brezat e ardhshëm. Por këto borxhe duhen investuar në funksion të qytetarëve. Ka përfunduar përpara 3 vitesh impianti i ujërave të zeza në Sarandë. Ky impiant nuk ka funksionuar as edhe një ditë të vetme. Në të ardhmen do të duhet të marrim borxhe të reja për të mbuluar këto aktuale. Shqiptarët paguajnë për të mos marrë asgjë. Unë dëshiroj të kemi një rishikim të plotë të legjislacionit për këtë çështje.” Tha deputeti i PS
Kokëdhima: Diplomacia shqiptare të thithë investimet e huaja
Në fund deputeti socialist u ndal edhe tek financimet dhe investimet e huaja. Ai u shpreh se Bashkimi Europian, duhet të financojë më shumë projektet shqiptare, veçanërisht në bujqësi. Por Kokëdhima kërkoi edhe nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati që diplomacia shqiptare të jetë më e angazhuar në thithjen e investimeve të huaja.
“Europa duhet të na ndihmojë më shumë me grante dhe subvencione. Kryesor është zhvillimi. Ai i zgjidh problemet. Vizionet dhe projetket tona japin zgjidhje afatmesme dhe afatgjata, por fermerët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Duhet të rishikojmë legjislacionin për projekte konkrete për çdo njësi të pushtetit vendor. Kam shumë vlerësim dhe respekt për ministrin tonë të jashtëm, por kemi nevojë për diplomacinë tonë që të luajë rol në nxitjen e investimeve të huaja.” tha Kokëdhima
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Deputeti i Partisë socialiste Koco Kokëdhima, në fjalën e tij të mbajtur në parlament për diskutimet për buxhetin 2015, renditi disa argumente se pse ky buxhet do të rimëkëmbë ekonominë. Fillimisht Kokëdhima tha se ky është buxheti i shpresës jo vetëm për familjet shqiptare, por edhe për gjithë bisnesin vendas.
Kokëdhima edhe njëherë denoncoj sjelljen që ka bërë qeveria Berisha ndaj bisnesit duke e zhytur në krizë, por shtoi se qeveria Rama po e rikthen në parametrat europianë ekonominë shqiptare.
Deputeti i Partisë Socialiste, në fjalën e tij në seancën parlamentare ku diskutohet projektbuxheti i vitit të ardhshëm vlerësoi prashikimin e qeverisë për të shlyer borxhet ndaj biznesit. Sipas Kokëdhimës, kjo nismë është hapi i parë i duhur dhe i domosdoshëm për të garantuar rritjen ekonomike të vendit tonë.
Fjala e deputetit të PS-së Koço Kokëdhima për diskutimin e projektbuxhetit 2015“Ky projektbuxhet nuk është perfekt por është i mundshëm. Parashikon rritje ekonomike, por jo të ja kalojë Gjermanisë. Qytetarët do të paguajnë më shumë për vitin 2015 por do të marrin më shumë shërbime. Do të paguajnë për të shlyer borxhet që u morën dhe u keqpërdorën në një masë të madhe por që duhen paguar. Sot ne kemi humbur në mënyrë substanciale pavarësinë për hartimin e buxhetit. Kjo lidhet me rritjen e ekonomisë, të eksporteve. Shumica e investimeve kushtëzohen nga punimet në vazhdim, që ndoqën qeveritë e mëparshem përmes konçesioneve. Përsëri ne kemi punuar në kushtet e mungesës së kohës së vazhdueshme, prandaj dokumentet duhet të na vijnë në dorë më shpejt. Pajtohem me zgjedhjen e qeverisë për të paguar borxhet e biznesit. Nuk quhesh vend serioz nëse nuk paguan detyrimet.” tha Kokëdhima