Humbja e mandatit nuk e ka penguar aspak ish deputetin Koço Kokëdhima për të fituar një tender të majmë për miqtë afër tij.
Sipas njoftimit të agjencisë së prokurimeve publike, OSSHEE ka dhënë një tender mbi 1 milionë eurosh në një procedurë pa konkurrentë. Kompania “Remonti Elektrik Elbasan” është shpallur fituese për të kryer riparim transformatorësh në shumën e 134 milionë lekëve.
Kjo kompani është në pronësi të shtetasve Alban Mësonjësi, Besnik Lulaj dhe Janaq Jorgji, të cilët rezultojnë të jenë mëkëmbësit e tij në këtë proces.
Të tre këta persona i kanë përfituar këto aksione, duke ja blerë në vitin 2013 ish-deputetit Kokëdhima sapo ai mori mandatin e deputetit.
Mësohet se lidhjet e ngushta mes tyre vijojnë, pasi Janaq Jorgji është një drejtues i ‘Radio+2’, pronë e familjes Kokëdhima. Edhe Alban Mësonjësi dhe Besnik Lulaj janë punonjës të kompanive të familjes.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com