TIRANE - Falë Projektit të Shërbimeve Mjedisore, i cili u prezantua këtë të enjte nga Ministri i Mjedisit Lefter Koka, do të marrin fund abuzimet me të dhënat e sipërfaqeve pyjore dhe kullotave. Gjatë prezantimit të projektit me vlerë 23 milionë dollarë, Koka tha se ai konsiston në regjistrimin e pyjeve dhe kullotave duke siguruar atë që mund të konsiderohet si “Certifikata e Pronësisë” për pyjet dhe kullotat.
“Në 2 vitet e para të projektit do të kemi në dorë kadastrën elektronike të pyjeve dhe kullotave. Pas këtyre 2 viteve dhe në vazhdim më në fund do të mundemi të flasim me shifra konkrete dhe reale, sesa sipërfaqe pyjesh kemi, ku janë, si është gjendja e tyre, duke i dhënë kështu fund amullisë dhe abuzimit me të dhënat e sipërfaqeve pyjore dhe kullotave”- u shpreh Koka
Pjesë e projektit është edhe prezantimi i Pagesave për Shërbimet Mjedisore dhe krijimi i skemave të qarta financuese për uljen e degradimit të tokës dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm. Një pjesë e investimit do të shkojë në përgatitjen e fermerëve për të aplikuar për projektet që priten të vijnë nga Komiteti Evropian në fushën e Mjedisit dhe Bujqësisë.
Në mbyllje të fjalës së tij Ministri i Mjedisit tha se shumë shpejt pritet të diskutohet edhe ligji i ri i Pyjeve i cili jo vetëm shërben për të reformuar gjendjen e pyjeve në vend, por përmbush edhe një nga kërkesat e BE-së. I pranishëm në prezantimin e projektit në fjalë , edhe Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti theksoi rëndësinë e pyllëzimit si një faktor esencial në shmangien e erozionit të tokave.
Projekti i Shërbimeve mjedisore mbështetet nga Ministria e Mjedisit, Banka Botërore dhe programi SIDA i qeverisë suedeze.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.1%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8167
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor, 22:28
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21