Koka: Rehabilitimi i Shëtitores
Bregu i Drinit Lezhë, gati në 2014
Ministri i Mjedisit përuroi fillimin e punimeve të projektit për Rehabilitimin dhe Pyllëzimin e Shëtitores Bregu i Drinit, në Lezhë. Projekti, parashikon rehabilitimin e Drinit në të dy anët e tij, ndërtimin e shëtitores me një gjatësi 2 kilometra, vendosjen e stolave dhe të ndriçimit.
LEZHE - Ministri i Mjedisit, z. Lefter Koka përuroi fillimin e punimeve të projektit për Rehabilitimin dhe Pyllëzimin e Shëtitores Bregu i Drinit, në Lezhë.
Gjatë ceremonisë së përurimit Ministri Koka u shpreh se: “Rehabilitimi e gjelbërimi i Shëtitores së Bregut të Drinit, është pjesë e një sërë projektesh që kemi nisur në mbarë vendin për të përmirësuar standartin e jetës së qytetarëve shqiptarë. Punimet që filluan sot, do ta shndërrojnë shëtitoren nga një zonë të degraduar në një ambjent të pastër, të bukur dhe në shërbim të qytetarit”.
I pyetur nga mediat mbi problematikat e ndryshme që ka qyteti, Ministri Koka u shpreh se Lezha është në vëmendje të qeverise shqiptare dhe sidomos të deputetëve të Qarkut.
Projekti, parashikon rehabilitimin e Drinit në të dy anët e tij, ndërtimin e shëtitores me një gjatësi 2 kilometra, vendosjen e stolave dhe të ndriçimit. Për gjelbërimin e Shëtitores do të mbillen, 1000 fidanë të llojit rrap dhe 2600 fidanë dekorativ me ngjyra të ndryshme.
Projekti do të realizohet nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit, dhe ka një vlerë prej 300 milionë lekë të vjetra. Punimet për rehabilitimin dhe gjelbërimin e Shëtitores Bregu i Drinit në Lezhë, do të përfundojnë brenda vitit 2014.
Projekti i Shëtitores së Bregut të Drinit, është i treti që ka nisur zbatimi brenda këtij muaji. Aktualisht kanë filluar punimet për Rehabilitimin dhe Pyllëzimin e Kodër Vila në Durrës dhe në Parkun Kombëtar Lurë.
Javët e ardhshme do të nisin punimet rehabilituese edhe katër projekte të tjera.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66.2%
-
Të gabuar
23.2%
-
Nuk kam mendim
10.6%
Vota total: 1864
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues
16 Janar, 19:45
-
Ervin Salianji feston ditëlindjen në qeli, Ina Zhupa: Sot nuk është me demokratët, qëndron atje si i burgosur politik
16 Janar, 19:43
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë peticionin për lirimin e presidentit të ndaluar
16 Janar, 19:15
-
VKM/ Pas 6 muajsh në detyrë, shkarkohet zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola
16 Janar, 18:56
-
Romeo Kara: Berisha, burimi i të gjitha të zezave! Merkoçi: Është lehtësisht i manipulueshëm ngaqë në PD i lëpihen shumë vetë
16 Janar, 18:37
-
Starmer firmos marrëveshjen 'për 100 vjet partneritet' me Ukrainën gjatë vizitës në Kiev
16 Janar, 18:35
-
‘U lodha duke qëndruar në shtëpi!’, 21-vjeçari thyen arrestin dhe kapet duke shëtitur në rrugë! Befason karabinierët me përgjigjen
16 Janar, 18:29
-
Kandidoi në primaret e Berishës/ Fatmir Merkoçi: Nuk ishin të vërteta! Erdhën njerëz nga rruga dhe votuan! Rithemelimi nuk ka sjellë asnjë emër të ri
16 Janar, 18:28
-
Vota e Diasporës/ Kalojnë 20 mijë aplikime, KQZ refuzon 1600 persona për një ditë! KQZ rrëzon 1/3 e emigrantëve, shkak adresa e banimit
16 Janar, 18:25
-
Kablli Shqipëri- Itali - EBA, përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë
16 Janar, 18:19
-
Hetimet për 21 janarin, Romeo Kara: Berisha të vret për pushtet! Një tufë maskarenjsh ende i shkon prapa! Merkoçi: Duhen hetuar edhe Bamir Topi me Ina Ramën
16 Janar, 18:18