Po ashtu, Koka ka theksuar se sektori ekonomik më i rrezikuar nga katastrofat natyrore është bujqësia ndërkohë që rrezik real janë shpyllëzimet, erozioni dhe përmbytjet masive.
Sipas Kokës, faktori kyç në vendin tonë për efektin e ndryshimeve klimatike është njeriu.
“Ndryshimet klimatike kërcënim serioz për sigurinë dhe mirëqenien e vendit. Sektori ekonomik më i kërcënuar në vend nga ndryshimet klimatike është Bujqësia. Rezultatet dhe rekomandimet e këtij Komunikimi tregojnë se zonat më të kërcënuara do vijojnë të ngelen ato fushore dhe zonat e vijës bregdetare. Gjetjet e këtij komunikimi tregojnë qartë se vendi ynë është nën presionin e madh të katastrofave natyrore. Rrezik real janë shpyllëzimet, erozioni dhe përmbytjet masive,sidomos këto 5 vitet e fundit Në Shqipëri faktori kyç për efektet e ndryshimeve klimatike që po përballim sot është NJERIU, ndërhyrja që ka bërë dora e njeriut ndaj natyrës. Në këto 25 vite natyra dhe Mjedisi janë përballur me shkatërrim abuziv e masiv të qytetarëve në kurriz të natyrës’ tha Koka.
Në fjalën e tij Ministri Koka theksoi: "Në harkun kohor midis dy komunikimeve kombëtare, Shqipëria ka njohur mjaft ndryshime dhe zhvillime të rëndësishme në fushën e mjedisit, veçanërisht në sektorin e ndryshimeve klimatike. Prej të paktën 3 vitesh mjedisi është kthyer në qendër të vëmendjes të Qeverisë Shqiptare dhe politikat mjedisore po përputhen gjithnjë e më shumë me legjislacionin e Bashkimit Europian dhe konventat ndërkombëtare në fushën e mjedisit”.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)