‘Koka’ të trafikut të kokainës në Kolumbi e Spanjë, burg për dy vëllezërit shqiptarë! Policia kap 38 milionë euro drogë

‘Koka’ të trafikut të kokainës në Kolumbi e Spanjë, burg për dy vëllezërit shqiptarë! Policia kap 38 milionë euro drogë

Një zyrë modeste prej 20 metrash katrorë në Spanjë ka rezultuar të jetë qendra e një rrjeti trafiku kokaine, ku u gjetën 712 kilogramë, me vlerë 38 milionë euro.

Sipas medieve të huaja droga ishte kamufluar në thasë me miell palme, që niseshin nga Kolumbia me destinacion final për shumë qytete të mëdha në Spanjë dhe Evropë. Gjykata ka dhënë dënimin për grupin kriminal, i cili drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë, që u vunë në pranga në 2020, pas një hetimi prej rreth 2 vitesh.

Hetuesit krijuan një strukturë të posaçme, të përbërë nga më shumë se njëqind policë të shpërndarë në provincat e ndryshme spanjolle dhe arrestuan 11 personave në Valencia (4), Madrid (3), Valladolid, Vigo, Valencia dhe Toledo, duke përfshirë personat kryesorë përgjegjës për organizimin dhe përgjegjësit e logjistikës dhe infrastrukturës.

Nga njëmbëdhjetë të arrestuarit, një burrë dhe një grua, janë shpallur të pafajshëm. Pjesa tjetër e të dënuarve janë për krime të ndryshme brenda grupit kriminal. Dy vëllezër shqiptarë, ishin në kontakt me furnitorët kolumbianë dhe mbikëqyrnin të gjithë logjistikën në Spanjë. Në nivel të lartë ishte edhe një biznesmen nga Boecillo që kontraktonte ngarkesat e mallit. Po ashtu, një prej anëtarëve merrte me qira apartamente në Madrid dhe Valencia dhe një nip i shqiptarëve luante rolin e ndihmësit.

Shqiptarët janë dënuar me dhjetë vjet burg dhe 20 milionë gjobë secili. Njëri prej tyre ka shtuar gjashtë muaj të tjerë për armëmbajtje pa leje pasi në shtëpinë e tij në Paracuellos del Jarama (Madrid) policia sekuestroi një revole të markës ‘Mondial’.

Transportuesi Galician Manuel GC është dënuar me 11 vjet burg dhe 40 milionë gjobë; përgjegjësi i qirave me 8 vjet burg e 20 milionë dhe nipi i trurit shqiptar me 7 vite burg dhe 20 milionë gjobë. Gjithçka nisi nga dyshimet e Policisë Kolumbiane, në vitin 2018, se trafikantët “ e rëndë” të drogës mund të përgatisnin një dërgesë kokaine në Spanjë me kontejnerë. 

Si rezultat i hetimeve të policisë, agjentët mësuan për praninë në Spanjë të një çifti shtetasish kolumbianë , të cilët ishin dërguar deri në tre herë nga organizata e furnizuesit. Misioni i tyre ishte të kontrollonin strukturën e biznesit në Spanjë, si dhe të negocionin përqindjet dhe përfitimet që do të shpërndaheshin pasi droga të ishte nxjerrë dhe shpërndarë. Policia priti mbërritjen e ngarkesës në dhjetor 2018 për të çmontuar rrjetin. Ata sekuestruan 12 kontejnerë me lëndë për të prodhuar 3000 kilogramë, siç theksonte atëherë CNP në një shënim të shoqëruar me një video të operacionit.

/Diariodevalladolid

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut

Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut