TIRANË- Bananet e bllokuara në Mal të zi në qershor të këtij viti, pas zbulimit të 250 kg kokainë poshtë dyshemes së kontenierit, ishin porositur nga Fieri në Bogota të Kolumbisë nëpërmjet internetit. Nga hetimet e kryera është vërtetuar se kontenieri me banane ishte porositur nga Dritan Rrapaj njëherazi administrator i kompanise “Rrapaj” nga Fieri. I pyetur për drogën e kapur në Mal të Zi, ai ka mohuar të kishte dijeni për kokainën. Rapaj është shprehur se kishte porositur banane në kryeqytetin e Kolumbisë.
/Shqiptarja.com




