Kokaina e Xibrakës, gjykimi nis më
3 Maj 2016, Genci Xhixha në arrati

Kokaina e Xibrakës, gjykimi nis më<br />3 Maj 2016, Genci Xhixha në arrati
10 të pandehurit e Dojes “Xibraka” do të dalin për herë të parë në gjykatë më 3 Maj. Është caktuar tashmë me short data e nisjes së këtij procesi dhe trupi gjykues i cili do të kryesohet nga gjyqtarja Ilirana Olldashi.

Pas mbërritjes së letër porosive të autoriteteve Gjermane që konfirmuan praninë e drogës në laboratorin e Xibrakës, prokuroria i komunikoi të pandehurve akuzat duke depozituar kërkesën për gjykim pranë krimeve të rënda.

Nga 10 të pandehurit 9 prej tyre janë me masë sigurie arrest me burg ku bënë pjesë dhe nipi ish diktatorit Hoxha, Ermal Hoxha ndërsa Genci Xhixha i konsideruar si personi kryesor i këtij grupi do të gjykohet në mungesë pasi mundi ti shpëtoj arrestimit.

Për të pandehurit e dosjes “Xibraka” rëndojnë akuzat e "Grupit te strukturuar kriminal", "Trafikimit të narkotikeve", 'Prodhimit dhe fabrikimit të lendeve narkotike".

Më 6 Prill kërkesa për gjykim u regjistrua pranë krimeve të rënda ndërsa laboratori i kokainës u zbulua në Janar të 2015 në afërsi të rrugës nacioanale Elbasan-Librazhd në fshatin Xibrakë.

Në operacionin e policisë u prangosën 9 të pandehurit, u shpall në kërkim Genci Xhixha si dhe u arrestuan dy shtetasit kolumbian të cilët sipas hetimeve ka rezultuar se ishin kimistët që kujdeseshin për nxjerrjen e kokainës nga lëkurat, rrobat dhe tretësira e lëngshme që sillej nga Amerika latine në Shqipëri.

xibraka

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri