Kokaina, Genci Xhixha fshihet
në Shqipëri? Në 12 janar në Rinas

Kokaina, Genci Xhixha fshihet<br />në Shqipëri? Në 12 janar në Rinas
TIRANE - Genci Xhixha, personi që dyshohet si organizatori dhe financuesi i rrjetit të trafikut të kokainës dhe që dyshohet se ka sjellë dy kolumbianët në Shqipëri, shpallet në kërkim nga prokuroria për krime të rënda. Mësohet se Genci Xhixha është brenda vendit dhe i fshihet drejtësisë.

Ai ka ardhur në Tiranë dy ditë para operacionit të policisë, ku u arrestuan 9 personat e dyshuarte dosjes “Xibraka”. Nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se Genc Xhixha, ka dalë për herë të fundit nga Shqipëria, në datën 13 dhjetor përmes aeroportit të Rinasit, nga ku është kthyer në Tiranë në 12 janar të këtij viti.

Pas kësaj date Xhixha nuk ka lëvizur nga Shqipëria, por policia nuk ka arritur ta gjejë. Ai dyshohet si organizator i rrjetit të kokainës,  pasi kishte kontakte të vazhdueshme me Ilir Hysenin, Gentjan Gjonajn dhe nipin e ishdiktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha.

Nga verifikimi i bisedave telefonike, rezulton se personi më i afërt me të cilin Xhixha komunikonte vazhdimisht, ishte Ermal Hoxha. Para është vërtetuar se këta dy të fundit kanë një lidhje mes tyre, ku mendohet se në të gjitha komunikimet kanë folur për lëndën narkotike.

*Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia