Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg me afat 45 ditë për Genis Mustafën dhe nga 30 ditë për Robert Domin dhe Andrea Demën të arrestuar me 31 gusht pasi akuzohen se furnizonin me kokainë disa rrjete shpërndarësish të cilët më pas e shpërndanin në lagjet kryesore të Tiranës.
Përmes mbrojtësve të tyre mundën të bindin gjykatën për caktimin e masës me afat. 45 ditë do të qëndrojë në qeli Genis Mustafa, 27 vjeç, i cili dyshohet se mori sasinë prej më shumë se 1 kg kokainë nga shijaksit Robert Domi dhe Andrea Dema, 30 dhe 24 vjeç. Të rinjtë mohuan përfshirjen e tyre në tregtimin e kokainës. I konsideruar si kryesor, të cilit iu gjet edhe lënda narkotike në makinë, Genis Mustafa, banakier në një lokal në kryeqytet, deklaroi para gjykatës një version tjetër nga ai i policisë. Sipas tij, lëndën narkotike, të cilën nuk e dinte se ishte e tillë, e kishte marrë në pako nga një djalë që ishte i infiltruari i policisë.
"Rreth 6 muaj më parë një miku im më prezantoi me një djalë tjetër. Ditët e fundit djali në fjalë më dha një pako për ta mbajtur të cilën do ta merrte më vonë. Ditën e arrestimit lamë takim pranë një lokali në zonën e “Myslym Shyrit” dhe do t’ia dorëzoja, dhe e kisha vendosur në makinë dhe nuk e dije se ishte drogë. Pasi pimë kafe u ngritëm dhe personi në fjalë që mendoj se është i infiltruar i policisë u largua pa probleme, ndërsa mua më kapi policia dhe kontrollit në makinë gjetën pakon që kishte kokainë", tha Genis Mustafa.
Ndërkohë, mbrojtësit e Robert Domit dhe Andrea Demës pretenduan se klientët e tyre nuk kanë asnjë njohje me Mustafën. Ata deklaruan në gjykatë se në dosjen hetimore nuk ka pasur leje nga prokurori për veprime të stimuluara dhe se 2 të rinjtë nga Shijaku ndodheshim rastësisht në zone. Sipas tyre, janë gjendur të rrethuar nga policia, e cila i dyshon si dhënës të drogës të sjell nga Shijaku. Mbrojtja kërkoi hapjen e celularëve dhe kamerave të sigurisë si dhe dha numrin e kontaktit të personit që pretendon Mustafa se i ka dhënë pakon. Ndërkohë, prokuroria nga ana e saj pretendon se Domi e Dema janë afruar në zonë për të dhënë sasinë e drogës Mustafës e cila u gjet në makinën e këtij të fundit si provë materiale.
Të rinjtë u arrestuan vetëm pak metra larg Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, aty ku sipas policisë është kryer shkëmbimi i lëndës narkotike.
Ju lumt çunave si ne te gjith boten kapitalizmi ket histori ka kush osht i zoti han .
PërgjigjuGjykates idiote e te korruptuar, si mund te vesh paraburgim me afat per raste te tilla?! Prandaj zgerdhihen keta se ne fund te muajit kane per te qene te lire se hetimi nuk ka per te arritur te mbyllet per 30 dite.
PërgjigjuO Andrea o boss lirim te shpejt vlla
PërgjigjuQeshin se e dine qe do ja hedhin lehte duke koruptuar gjyqtare dhe prokurore. Qeshin sepse denimi per droge eshte kthyer ne Vlere ne shqiperi sepse tregon qe je i zoti. I pazoti te rrije me djersen e ballit dhe te kete zili keta. Fatkeqesisht ky eshte realiteti shqiptar. Pa denojini si ne Katar dhe vende te tjera radikale do e shikoni si do zgerdhihen pastaj.
Përgjigjutani e kupton qe nuk ka vend per baste online me gjthe kete droge ne komisariate te policise