"Kokaina", pas nipit të Hoxhës
10 të arrestuar dhe 1 në kërkim
VDVD-Ndërhyrja e policisëVideo
Editorial:Fabula ra

10 të arrestuar dhe 1 në kërkim
VDVD-Ndërhyrja e policisëVideo
Editorial:Fabula ra">
TIRANE - Ka shkuar në 10 numri i personave të arrestuar nga Policia e Shtetit në superoperacionin "Xibraku", zhvilluar të mërkurën që zbuloi laboratorin e parë të përpunimit të kokainës së pastër në vendin tonë, i ngritur në fshatin Xibrakë të Elbasanit. Lajmi u përhap bujshëm në media gjatë orëve të pasdites të djeshme, ndërsa sot Policia e Shtetit erdhi me një deklaratë zyrtare që zbardhi të gjithë të përfshirët në trafikun e drogës si dhe itineratin e saj. Mes të arrestuarve është edhe nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, i cili u vu në pranga pasditen e djeshme ndërsa ishte në banesën e prindërve të bashkëshortes së tij, këngëtares Rezarta Shkurta. Po ashtu të arrestuar janë Saimir Batku, Fatmir Hoxha, Kastriot Imeri si dhe Ilir Hyseni i konsideruar nga hetimet si kreu i organizatës kriminale.
 
A1 Report sjell fotot e disa prej personave të arrestuar mes tyre, Arjan e Kelmend Dalipi nga Elbasani, Egest Dankësi nipi i tyre dhe dy kolumbianët Cezar Avila dhe Walther Moreno. Ja kush janë 5 të arrestuarit e laboratorit

Sipas Policisë, dy kolumbianët e vetëm mes 8 shqiptarëve të arrestuarve, janë marrë nga organizata kriminale për përgatitjen e kokainës në laborator, aty ku dhe u arrestuan në flagrancë. Kjo zgjedhje ishte bërë nga anëtarët e bandës me qëllim përpunimin profesional të lëndës narkotike dhe përgatitjen përfundimtare të saj për treg.

Sakaq, teksa vijon operacioni për arrestimin e personave të tjerë të dyshuar në rrjetin e narkotrafikut, policia ka shpallur në kërkim sot 38 vjeçarin Genci Xhixha, nga Tirana.

Sipas policisë,  Xhixha dyshohet se është pjesë e trafikut të drogës, i cili u zbulua dhe u shkatërrua pasiten e djeshme nga Policia e Shtetit dhe policia ndërkombëtare, në periferi të Elbasanit. 

Po sot policia pas verifikimeve të kryera ka lënë të lirë, Egest Dankësin, nipin e të arrestuarve, Arjan e Kelmend Dalipi, i cili u shoqërua nga policia në bazë të përgjimeve telefonike. Por pas verifikimeve të policisë, ai ka rezultuar se nuk ka lidhje me grupin e narkotrafikantëve, duke u lënë i lirë dhe duke bërë që numri i të arrestuarve të mbetet 10. Fillimisht ai ishte arrestuar si person i dyshuar në trafikun e drogës.

Nga ana e saj policia e shtetit ka publikuar pamjet nga ndërhyrja e kryer ditën e djeshme në laboratorin e drogës, që çoi në shkatërrimin e rrjetit të mirëorganizuar të trafikantëve të kokainës. VIDEO/ Ndërhyrja e policisë në laboratorin e drogës
 
laboratori

Droga vinte nga Amerika Latine, trafikohej në Europë, kryesisht Gjermani
Sipas policisë, droga vinte nga Amerika Latine në Ballkan, përpunohej në Shqipëri dhe më pas trafikohej në vendet e Europës Perëndimore, kryesisht Gjermani.  

“Grupi kriminal siguronte lëndë me përmbajte të substancave narkotike te cilat më pas i nënshtroheshin një procesi  përpunimi dhe nxjerrjes së substancës së pastër kokaine me qëllim përdorimin në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
 
Laboratori i kokaines, deklarata zyrtare e Policise se Shtetit

Aktualisht 10 personat e prangosur në Elbasan, Durrës dhe Tiranë janë vendosur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku pritet që të njihen me akuzën zyrtare “krijimi i grupit të strukturuar kriminal”, “trafikim ndërkombëtar narkotikësh” si dhe atë të “armëmbajtjes pa leje”.

Kanë qenë pikërisht autoritetet gjermane të cilat kanë dhënë sinjalizimin, dhe pas hetimeve prej të paktën 6 muajsh është bërë i mundur zbulimin dhe shkatërrimi i këtij rrjeti të mirëorganizuar trafiku narkotikësh.
 
Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë për A1 Report se veç provave të sekuestruara në laborator ku implikohen vëllezërit Dalipi, hetuesit kanë një provë të pakontestueshme si ajo e transkripteve të përgjimeve të kryera, ku rezulton një komunikim intensiv ndërmjet Ermal Hoxhës, nipit të ish-diktatorit Hoxha dhe kreut të kësaj organizate, Ilir Hyseni.

Po ashtu të njëjta burime konfirmuan për A1 Report se aktualisht janë listuar një sërë pasurish mbi të cilat është vendosur sekuestro preventive, përfshi 2 kompani studio grafike në qytetin e Elbasanit, një kompani ndërtimi me seli në Vlorë e Tiranë, si dhe disa biznese të tjera shërbimi në pronësi të shtetasve shqiptarë.

Pritet që të premten 10 personat e arrestuar të dalin para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tyre, ndërsa prokurori Olsi Çela i cili ka në dorë dosjen e laboratorit kokaina, ka përpiluar kërkesat për arrest me burg ndaj tyre.

Laboratori i përpunimit të kokainës, më i madhi i zbuluar ndonjëherë në vendin tonë, ishte ngritur në ish-magazinat e rezervave të shtetit të braktisura nga viti 1997.

Publikohen pamjet e ndërhyrjes së policisë në shkatërrimin e laboratorit të drogës
Ora 20:15 A1 Report publikon pamjet e nisjes së operacionit Policia e Shtetit në Xibrakë të Elbasanit, ku u bë i mundur zbulimin dhe shkatërrimi i laboratorit të drogës si dhe rrjetit të trafikantëve.



(Video: Ndërhyrja e policisë në laborator) Foto nga ndërhyrja

Në video tregohen forcat e policisë, të cilat rreth mesditës së të mërkurës hyjnë brenda murit rrethues të ndërtesës. Pasi sigurojnë fillimisht dyert që ndodhen në pjesën e përparme të ndërtesës, disa prej efektivëve shkojnë në pjesën e pasme të saj duke kryer rrethimin e godinës, duke bërë të mundur kështu që asnjë prej personave që ndodhej brenda të mos largohej.

Por përpos efektivëve që ndodheshin brenda rrethimit të godinës, në pamje tregohen dhe tre oficerë të cilët qëndronin jashtë rrethimit, në shinat e trenit, në mënyrë për të kontrolluar gjithë perimetrin e veprimit. 

Pas sigurimit të gjithë zonës, godinës dhe bllokimit të të gjitha hyrje-daljeve forcat e policisë ndërhyrjnë në ambientet e brendshme ku u zbulua laboratori dhe u sekuestruan mbi 100 kg lëndë narktoike e llojit kokainë si dhe një sasi e madhe përzierësi. 

Lihet i lirë Egest Dankësi,  nuk kishte lidhje me trafikun e drogës
Ora 20:00 Është lënë i lirë mbrëmjen e sotme 27 vjeçari Eges Dankësi, nga Elbasani pasi ishte shoqëruar nga ana e policisë si i dyshuar në trafikun e kokainës, të zbuluar dhe shkatërruar këtë të mërkurë nga policia.

Mësohet se ai është lënë i lirë pas verifikimeve të kryera, ku ka rezultuar se Dankësi, i cili është edhe nipi i dy të arrestuarve të tjerë, Klement dhe Arjan Dalipi, nuk ka lidhje me laboratorin apo trafikun e narkotikëve.

Ai u shoqërua nga policia në bazë të përgjimeve telefonike dhe dyshimeve të policisë, pasi rezulton aksioner me në Studion Grafike të vëllezërve Dalipi. Por verifikimet e kryera kanë konkluduar se Dankësi nuk ka qenë pjesë e trafikut të narkotikëve. 


Arjan Dalipi Kelment Dalipi Egest Dankesi
(Në foto: Vellezerit Arjan dhe Kelment Dalipi )

Shpallet në kërkim Genci Xhixha, dyshohet pjesë e trafikut
Ora 18:00
Genci Xhixha 38 vjeç, nga Tirana është shpallur në kërkim ditën e sotme nga ana e Policisë së Shtetit si një tjetër person i përfshirë në rrjetin e trafikantëve të kokainës të zbuluar dhe shkatërruar këtë të mërkurë në Xibrakë të Elbasanit.

Ai është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit pasi dyshohet se së bashku me 10 të arrestuarit e tjerë është pjesë e trafikut të kokainës. Ndërkohë vijon operacioni i policisë për zbulimin dhe arrestimin edhe të personave të tjerë të përfshirë. 

Ermal Hoxha u arrestua në Durrës, në banesën e familjarëve të bashkëshortes
Sipas burimeve nga Policia e Durrësit për A1 Report, Ermal Hoxha u arrestua në orën 18:00 në banesën e prindërve të bashkëshortes së tij në qytetin e Durrësit, që ndodhet në katin e pestë të një pallati. (edhe pse në njoftimin zyrtar të policisë së Durrësit eshte shenuar formalizimi i arrestimit me shkresa, qe eshte bere rreth ores 01:30 pas mensate). Poshtë pallatit është gjendur edhe automjeti i tij tip Volvo, fillimisht u dyshua se në automjetin e tij u gjetën 300 mijë euro, ende nuk ka informacion zyrtar për para të gjetura në makinën e tij. Po sipas të njëjtave burime, mësohet se Ermal Hoxha nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit të tij. Ne banese ndodheshin vjehrra me vjehrin dhe kunata e tij (motra e kengetares se njohur shqiptare Rezarta Shkurta), ndersa sipas burimeve mesohet se Hoxha eshte sjelle shume natyrshem dhe nuk ka bere asnje rezistence, cka le dyshimet e nje arrestimi te pritshem nga ana e tij.
 


Njoftimi zyrtar i policisë së Durrësit për arrestimin e Ermal Hoxhës
Me date 14.01.2015 ora 01:30,  nga ana e Specialisteve te Seksionit per Narkotiket ne Drejtorine e Policise Qarkut Durres,  eshte bere kapja dhe arrestimi i shtetasit : Ermal Hoxha i biri i Ilir-it dhe i Teute-s, 40 vjec, lindur dhe banues ne Tirane , Rruga “Foto Xhavella”, Unaza e Re, me shtetesi dhe kombesi Shqiptare.
 
Arrestimi i ketij shtetasi eshte bere ne fuksion te Procedimit Penal Nr”334 viti 2014, te Prokurorise prane Gjykates per Krime te Renda Tirane, per vepren penale te “Trafikimit te Lendeve Narkotike” kryer ne Bashkepunim parashikuar nga neni 283/a-2 i K.Penal.
 
Te arrestuarit
  1. Saimir Sadik Batku,  43 vjeç, lindur dhe banues ne Tirane
  2. Fatmir Xhemal Hoxha, 48 vje, lindur  dhe banues ne Tirane
  3. Kastriot Haxhi Imeri, 47 vjeç, lindur  dhe banues ne Tirane
  4. Gentjan Hasan Gjonaj, 43 vjeç, banues  ne Vlore
  5. Arjan Zeni Dalipi, 50 vjeç, banues  në Elbasan
  6. Kelment Zeni  Dalipi,45  vjeç,  banues në Elbasan
  7. Cezar Adolfo Avila lindur ne Tunja Kolumbi, 67 vjeç
  8. Walther Moren Juan Moreno, 42 vjeç banues ne Bucaramanga, Kolumbi
  9. Ilir Skender Hyseni, 47 vjeç,  banues në Tiranë
  10. Ermal Ilir Hoxha, 40 vjeç, banues ne Tiranë

kolumbianet me logo 
(Ne foto: Dy kolumbianet e arrestuar)

ermal hoxha
(Ne foto: Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha dhe bashkeshortja e tij, kengetarja Rezarta Shkurta)

Tahiri: Opizta te heshte. Policia me ne fund po ben detyren dhe nuk ndan parate e droges me boten e krimit
Pas superoperacionit që zbuloi laboratorin e kokainës në fshatin Xibrakë, ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka përgëzuar nga afër efektivët që vunë në pranga 10 persona të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale të trafikimit të lëndës narkotike.

Duke iu referuar akuzave të opozitës kundër Policisë së Shtetit, ministri tha se ky operacion është është dëshmi se efektivët nuk i ndajnë më paratë e drogës me botën e krimit.

A1 Report transmetoi Live deklaratën që ministri bëri nga laboratori i kokainës në labinot-Fushë pas takimit që pati me drejtues të Policisë së Elbasanit.

“Ky operacion flet më qartë dhe fortë se një deklaratë politike. Jam këtu për të bërë thirrje për ata që shfrytëzojnë çdo gjë që dalin e sulmojnë Policinë e Shtetit. I bëj thirrje të heshtin dhe të lënë policinë të bëjnë detyrën të qetë, që sot kanë mundësinë të dëshmojnë rezultate ekzemplare të policisë së Shtetit që deri dje nuk ndodhnin. Droga aty ka qenë, por tani ka ndryshuar puna e policisë, pastërtia e policisë që sot luftojnë krimin, dhe nuk ndajnë paratë e drogës sa me trafikantët”, tha ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.



tahiri


U bë sekuestrimi i provave materiale të lidhura me aktivitetin kriminal:
  • Sasia prej 19 kilograme e 416.2 grame lëndë narkotike e dyshuar Kokaine.
  • 77.727 kg e dyshuar si lende narkotike e llojit kokaine.
  • 19.8 kg e dyshuar si perziers i lendes narkotike kokaine.
  • 359.400 Euro.
  • 2.769.000 lek të reja.
  • 4150 Dollare Amerikan.
  • Jane sekuestruar pese cope karta kredite dhe nje cek me vlere 4.500 dollare.
  • Nje arme zjarri automatik model 56.
  • Nje arme zjarri Revolver me mulli.
  • Një armë zjarri e tipit pistoletë  me caliber 9 mm.
  • Tre arme gjahu, shotgan, cifte dhe nje teke.
  • 174 fisheke te modeleve dhe kalibrave te ndryshme.
  •  50 fishekë luftarake me calibër 9 mm.
  •  Katër automjete të tipeve të ndryshme.
  • Një makineri vakumi e cilësisë së lartë.
  • Një peshore elektronike.
  • 25 aparate telefoni celulare.
  • Jane sekuestruar pese ora te markave te ndryshme. 
  • Jane sekuestruar edhe dy automjete.
  • Jane sekuestruar aksesore per prodhimin dhe paketimin e lendes narkotike te llojit kokaine, si presa, peshore te llojeve te ndryshme, mikrovala etj.
  • Jane sekuestruar sasira të konsiderueshme të substancave dhe perkursoreve, dhe perzieres qe sherbejne per prodhimin e substancave narkotike
  • Si dhe nje sasi e konsiderueshme dokumentash të ndryshme si mandate arkëtimi, kupona tatimore etj. të cilat hedhin drite mbi aktivitetin kriminal të shtetasve të lartëpërmendur.
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg

AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg