Kokaina/ Si i zbuloi agjenti i infiltruar menaxherin e 'My Brother' të Çapjave dhe mikun e Shullazit

Kokaina/ Si i zbuloi agjenti i infiltruar menaxherin e 'My Brother' të Çapjave dhe mikun e Shullazit

Gjashtë persona, që janë anëtarë të dy grupeve kriminale në vend janë arrestuar dje dhe tre të tjerë po ndiqen penalisht në gjëndje të lirë, pasi në përgjimet telefonike dhe vëzhgimet në terren, është faktuar se ata merreshin me tregtim të lëndës narkotike Kokainë. Një hetim i nisur dy muaj më parë nga prokuroria e Elbasanit, zbuloi se anëtarë të grupeve kriminale që dyshohet se menaxhohen nga Emiljano Shullazi në Tiranë dhe fisi Çapja në Elbasan, ishin organizatorët e shitjes dhe shpërndarjes së kokainës, në Tiranë, Elbasan dhe Fier. Klaudjo Trungu, Agron Qafa, Skënder Pëllumbi, Lavdosh Demaj, Lorencio Gjini dhe Klajdi Gjeci janë arrestua mesditën e djeshme ndërkohë që është sekuestruar një sasi prej 1.5 kg kokainë. Klajdi Gjeçi, është një individ ky që në kartotekat e policisë kriminale ka të dhëna se është mik i Emiljano Shullazit. Gjeçi, rezulton të jetë arrestuar disa herë nga policia dhe është dënuar nga gjykatat shqiptare. Por emri i Gjeçit, u bë i njohur vetëm pas arrestimit për ngjarjen e vendosjes së tritolit në banesën e ish-zv/drejtorit të policisë së Tiranës, Dorian Muça, ngjarje për të cilën ai nuk u gjykua, për shkak të mungesës të provave materiale. Në atë periudhë Gjeci u dënua vetëm për për “Armëmbajtje pa lejë”.

Kush është menaxheri i lokalit “My Brother”
Ndërkohë veç Gjecit gjatë aksionit policor të kryer nga efektivët e RENEA dhe grupit të operacionales, në pranga kanë rënë dhe dy anëtarë të grupit kriminal që drejtohet nga fisi “Çapja”. Sipas të dhënave nga policia e Elbasanit i arrestuari Klaudio Trungu, është menaxheri i lokalit, që dyshohet se i përket njërit prej anëtarëve të fisit “Çapja” në Elbasan, Bledar Muçës. Gjithmonë sipas këtyre të dhënave Klaudio Trungu përveçse merrej me shitjen e kokainës në lokalin “My Brother” në Elbasan, që është në pronësi të Bledar Muçës, gjithashtu ishte pjesë aktive e grupit kriminal që vepronin në këtë qytet. Bëhet fjalë për një lokal lukzos në qendër të Elbasanit. Bledar Muça është arrestuar disa herë në Elbasan, i akuzuar për ngjarje të rënda kriminale deri në akuza për vrasje, por vijon ende të jetë i lirë. Mes personave të arrestuar është dhe Lavdosh Demaj, i cili është kreu i një grup seksioni të PD në Elbasan, i cili ka në pronësi një lokal në lagjen Shënkoll, ku edhe është bërë shkëmbimi i kokainës.

Infiltrimi i agjentit zbuloi grupin kriminal
Dy muaj hetime kanë mjaftuar që anëtarë të dy grupeve kriminale të bien në prangat e policisë, pasi kishin hyrë në një tratativë për të shitur kokainë tek një person. Por ky person ishte ishte një agjent i infiltruar, duke bërë rolin e blerësit të sasisë së kokainës. Në të gjitha takimet e agjentit me personat e infiltruar, ai ka qënë në mbulim nga kolegët e tij të operacionales, të cilët kanë përgjuar dhe filmuar gjithçka. Pasi janë krijuar provat bindëse dhe është lënë dita, kur grupi do shiste sasinë e kokainës, policia ka ndërhyrë në Tiranë dhe në Elbasan duke arrestuar 6 persona, ndërsa 3 të tjerë janë proceduar në gjëndje të lirë. Sipas policisë gjatë aksionit të zhvilluar në Tiranë u sekuestrua një kg kokainë ndërkohë që në Elbasan u sekuestruan 550 gr kokainë.

Mësohet se Gjeci shpërndante drogë në lagjet kryesore të kryeqytetit, ku përfshihen Tirana e Re, Stadiumi “Dinamo” dhe zona e Bllokut. Burime nga policia bëjnë me dije se grupi shpërndante kokainë në Tiranë, Elbasan e Fier. Mes personave të arrestuar është dhe Lavdosh Demaj, i cili është kreu i një grup seksioni të PD në Elbasan, i cili ka në pronësi një lokal në lagjen Shënkoll, ku edhe është bërë shkëmbimi i kokainës. Nga verifikimet e kryera, bëhet e ditur se Demaj ka qenë i dënuar edhe më parë për trafik droge. Policia e prokuroria e Elbasanit ka shtrirë hetimet edhe në persona të tjerë të dyshuar si pjesë e trafikut të drogës, të cilët merreshin me shpërndarjen dhe shitjen e kokainës.

Të arrestuarit

1- Klaudjo Trungu

2-Agron Qafa

3-Skender Pellumbi

4-Lavdosh Demaj

5-Lorencio Gjini

6-Klajdi Gjeci

Janë vënë nën hetim në gjendje të lirë

1-A. Ll.

2-O. O.

3-A. F.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergji: 13/04/2019 08:21

    Ky Agron Qafa me duket se ka qene njehere i denuar per vrasje por doli nga burgu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën