"Kokaina", transferta të dyshimta 
Xhixha në hetim për pastrim parash

Xhixha në hetim për pastrim parash">
TIRANE - Genci Xhixha i cili konsiderohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si personi kryesor që qëndronte pas laboratorit të kokainës në Xibrakë po hetohet dhe për pastrim parash. 

Ky fakt konfirmohet për A1Report nga Prokuroria e Krimeve të rënda, e cila ka sekuestruar rreth 30 praktika të transfertave të parave nga Shqipëria jashtë vendit dhe anasjelltas pas të cilave qëndron Xhixha.

Sipas hetuesve pritës i këtyre transfertave në Shqipëri kryesisht rezulton mamaja e Genci Xhixhës, ndërsa si pikë nisje e tyre janë shtetet e Amerikës Latine dhe Kanadaja, vende në të cilat Xhixha dhe jeton prej vitesh.

Disa prej transfertave, thanë hetuesit kapin vlerën e mbi 200 mijë euro, ndërsa dyshohet se këto para të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i narkotikëve është investuar në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.

Xhixha është shpallur në kërkim që prej 18 janarit, kur u finalizuar operacioni “Xibraka” pasi ai nuk u arrestua dhe dyshohet se fshihet në Kanada, ndërsa në pranga ranë 9 persona mes tyre dhe nipi i ish- diktatorit Hoxha, Ermal Hoxha.

Sekuestro llogarive
Në ditët në vazhdim, prokurorët e Tiranës pritet ti drejtohen me një kërkesë gjykatës së Tiranës, ku do i kërkojnë sekuestrimin e llogarive bankare të shtetasit Genci Xhixho dhe nënës së tij Maria Xhevara.Kjo e fundit banon në Shqipëri dhe se në një moment më të vonshë do meret në pyetje, lidhur me transfertat e dyshimta të kryera.

Për llogari të këtij hetimi,do pyetet dhe Ermal Hoxha, pasi në disa raste ai ka bërë tërheqjen e lekëve.Pak ditë më parë ekspertë te policisë shkencore të Minisrisë së brendshme njoftuan se në lëndët kimike të gjetura brenda laboratorit të Xibrakës ka përmbajtje kokainë, por pa saktësuar sasinë e saj.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë