Dy persona janë arrestuar paraditen e sotme në Tepelenë, ndërsa gjatë operacionit janë sekuestruar një armë zjarri, një armë sportive, 2 armë të ftohta, thika, doza me kokainë, 10 gram dhe një emblemë metalike si ato të Policisë së Shtetit. Të arrestuarit janë Bledi Haka 39 vjeç, personazh i njohur për policinë dhe Rigert Çekani 30 vjeç të dy nga Tirana.

Arrestimet u bënë në rrugën nacionale Tepelenë-Mallakastër, në afërsi të Liqenit të Krahësit, në postbllokun e ngritur për ndarjen e zonave të gjelbra. Nga kontrolli Bledi Hakës iu gjetën në trup kokaina, armët dhe sendet e tjera të paligjshme. Në përfundim të veprimeve u arrestua edhe drejtuesi i makinës Rigert Çekani.

Por kush është Bledi Haka? Ai nuk është i panjohur për policinë, pasi u arrestua edhe në 17 tetor të vitit të kaluar në Tiranë me armë, kokainë, kanabis, thika, etj, por u lirua, pavarësisht se provave. Haka në shtator të vitit 2012, mbeti i plagosur pas një sherri për një borxh të vjetër nga bixhozi. 

Materialet procedurale në ngarkim të tij i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë ose sportive”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Armet dhe sendet qe iu sekuestruan Bledi Hakes