Kokainë nga Amerika Latine në Itali, shkatërrohen 3 grupe shqiptare, paratë e drogës investoheshin në Shqipëri

ITALI - 56 të arrestuar, 24 prej të cilëve në flagrancë, 130 kg kokanë, armë, mallra dhe 1 milionë euro të sekuestruara, është bilanci i një megaoperacioni të Guardia di Finanza, duke shkatërruar tre banda kriminale shqiptare të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës. Operacioni ka qenë i koduar 'Boca' që do të thotë 'Breshia, Operacion krimi Albania'. Droga e fortë kishte për destinacion Breshian në Itali, nga ku shpërndahej më pas në të gjithë Italinë e Veriut. 

Grupet kriminale besohet se ishin në gjendje të trafikonin deri në 1 ton kokainë në vit e cila ruhej në tre depo farmaceutike, një sasi aq e madhe me anë të të cilës furnizohej e gjithë zona e veriut të Italisë. Të ardhurat nga droga llogariten rreth 100 mln euro. Paratë e fituara nga trafiku i kokanës, grupet i investonin në biznese në Shqipëri.

Arrestimet
Në kuadër të këtij superoperacioni janë arrestuar 21 persona në Breshia, ndërkohë që janë dhënë masa paraburgimi në Itali, Shqipëri, Gjermani, Hollandë, Belgjikë dhe gjithashtu në Greqi gjatë orëve të fundit. Më shumë se 50 persona kanë përfunduar në pranga dhe në burg kryesisht shtetas shqiptarë, ndërsa po ndiqen të lirë 30 të dyshuar, mes të cilëve prindërit e një 14-vjeçari që u kap me 3 kg kokainë të pastër në një çantë shpine. Adoleshenti ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2017. Ndërkaq në bazë të hetimeve një çift shqiptarësh ishin përgjegjës për të ruajtur shtëpinë ku ishte vendosur droga nga ana e organizatës kriminale në Breshia. U zbuluan gjithashtu tre vendodhje ku fshihej sasia e drogës, pikërisht në garazhe dhe apartamente që gjendeshin në godina të ndryshme, në rrugën “Valcamonica”, në rrugën “Milano” dhe në Cazzago San Martino.

Hetimet
Ishte zbulimi i pajisjes mahnitëse të instaluar në makina, ajo që çoi policinë të vinte në pranga 24 persona në kushtet e flagrancës. Hetimet zgjatënpak më shumë se 12 muaj dhe gjatë tyre janë kryer një numër i konfiskimeve dhe arrestimeve në Brescia, në Bergamo, në Lucca, Pavia, Macerata, Monza, Modena dhe në Holandë, në afërsi të aeroportit të Amsterdamit. Gjithçka filloi pas gjetjes të një sasie prej 6.6 kg kokainë një të riu rumun në Brescia, në fund të vitit 2017. Me nisjen e hetimeve pas këtij zbulimi u koordinua aksion ndërkombëtar anti-drogë, për të shkuar në gjurmët e furnizuesve të lëndëve narkotike. Nga hetimet rezultoi se u arrit çmontimi i tre organizatave me vendodhje: njëra që bënte grumbullimin në shtëpinë e një shqiptari në Belgjikë, një tjetër që e përpunonte drogën në Hollandë dhe organizata tjetër ishte aktive në Holandë dhe në Gjermani, e cila merrej kryesisht me transportin.

Rruga e drogës/ Si trafikohej kokaina nga Amerika Latine
Droga vinte në Europë me anije dhe më pas transportohej e fshehur në bordin e dhjetra makinave të modifikuara në mënyrë të sofistikuar teknike. Nisja e drogës bëhej që nga Amerika e Jugut. Kokaina mbërrinte në portet hollandeze. Duke korruptuar agjentët e stafit në pikat e kalimit kufitar dhe duke i joshuar me shuma të mëdha parashë, sasia e drogës më pas bënte një ndalesë në Frankfurt të Gjermanisë dhe më pas mbërrinte në Bresciano. Makinat e përdorura për udhëtime ishin të pajisura me shtresë të dyfishtë, shumë të sofistikuara, të gjitha të modifikuara brenda një koncensionari makinash në Versilia, që i përkiste trafikantëve. Automjetet e përdorura për transportin e drogës ishin Audi Q5, një Peugeot 208, dy Peugeot 3008, një Opel Insignia, një BMË Seria 5, e ndaluar në Concesio dy vjet më parë me 10 kg drogë dhe një Mercedes Class A. Të gjitha automjetet ishin të regjistruar me emrat e anëtarëve të organizatës dhe shpesh kishin targa të përkohshme. Në mënyrë për të mos tërhequr shumë vëmendje, nëse bllokoheshin në kontrollin e trafikut rrugor, korrierët blinin disa ditë përpara bileta udhëtimi trageti me destinacion Shqipërinë, me qëllim për të justifikuar praninë e tyre në Itali.

Sekuestrohen 1 mln euro
Hetuesit thonë se organizata ka trafikuar 350 kg kokainë, nga të cilat 130 kanë përfunduar në duart e Guardia di Finanza, ndërsa janë sekuestruar edhe apartamente e makina të trafikantëve të drogës. Hetuesit theksojnë gjithashtu se trafikantët, paratë e fituara nga trafikimi i kokainës i kanë investuar në fushën e biznesit në Shqipëri. 

Ora 17:09
Kokainë nga Amerika Latine në Itali, shkatërrohen 3 grupe shqiptare, paratë e drogës investoheshin në Shqipëri
  • /r.k./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

    Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'