Kokëdhima prish festën e PS
në Vlorë, presion për "drejtësinë"

Kokëdhima prish festën e PS<br />në Vlorë, presion për
Pas humbi mandatin e deputetit me vendim të Gjykatës Kushtetuese, Koço Kokëdhima duket se po sulmon edhe Partinë Socialiste. Pasditen e djeshme, në festën e organizuar nga dega vendore e PS në Vlorë, në 25 vjetorin e themelimit të saj, ish deputeti ka shpërthyer në akuza të rënda për PS-në.
 
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë deputetë të PS në qarkun e Vlorës, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama, ministrja Mimi Kodheli e ngarkuara e kryesisë për të mbuluar veprimtarinë e PS atje si dhe anëtarë socialistë.
 
Të gjithë ishin planifikuar të flisnin në festën e organizuar, gjithnjë në funksion të historisë dhe nderimit për kontribuuesit e shumtë, por mbërritja e ish deputetit Kokëdhima në ambientet ku po mblidheshin socialistët, shkaktoi tension të madh, për shkak të insistimit të tij për të marrë fjalën.
 
Ish-deputeti sulmoi egër Partinë Socialiste, drejtuesit e saj në Tiranë për apatinë e tyre në mbrojtjen e ccështjes së mandatit të tij. Kokëdhima foli për padrejtësinë e Gjykatës dhe vendimin e saj për mbarimin e mandatit të tij, por në mënyrë të pabesueshme i shtyu akuzat drejt PS që sipas tij, me pasivitetin e saj nuk e mbrojti por e ndihmoi Gjykatën të merrte këtë vendim.
 
Ndërkohë, dy ditë më parë, në një status në Facebook, Kokëdhima do të shprehej se reforma në drejtësi duhet të marrë edhe konsensusin e PD. Nisur nga ky qëndrim i Kokëdhimës, segmente pranë PS kanë ngritur dyshime për rolin e ish-deputetit. Janë jo të paktë zërat brenda selisë rozë që vënë në pikëpyetje votën e deputetes Mira Shehu, e cila që prej heqjes së mandatit të Kokëdhimës, nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë të Kuvendit.
 
Duket se shantazhi i Kokëdhimës drejtohet ndaj Edi Ramës, të cilit, jo çdo votë në PS, por çdo votë në Kuvend, i duhet për të kaluar reformën në drejtësi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr