Kokëfort dhe servil, tiparet e “liderit” politik në Shqipëri

Kokëfort dhe servil, tiparet e “liderit” politik në Shqipëri

Ajo që ka ndodhur me politikën në Shqipërinë e postkomunizmit,mund të përbëjë një subjekt të mrekullueshëm për një film serial, për ti treguar shqiptarëve, si janë  si hiqen në realitet politikanët e tranzicionit demokratik. Duke mos marrë asgjë nga demokracitë perëndimore, prej të cilave thonë se “mësuan gjithçka prej tyre”,ata me shpejtësi u konvertuan nga ish-komunistë dhe shërbëtorë të enverizmit, në “profesorë” dhe demagogë të pluripartizmit. Politikan i mirë për ne është ai që shet pasurinë tonë, ai që shet ndërmarrjet, duke na kthyer ne në argatë në vende të tjera, por dhe në vendin tonë. Politikan i mirë për ne, është ai që di të vjedhë,të gënjejë, të premtojë dhe mos realizojë. Kurrë ne, nuk kërkojmë që politikani ynë të jetë i ndershëm, pasi u mësuam me një realitet të tillë. Ata janë në fakt, jo si i kërkojmë ne, dredharakë, finokë, mashtrues, abuzues.

Fakti është se ne, nuk kemi një koncept të drejt, si duhet të jetë politikani ynë, ndaj dhe ka 30 vjet që  na prezantohen njerëz pa vlera, dhe bëhen edhe më të këqinj se kaq, kur ulen në karrigën e pushtetit. Politika jonë ka 30 vjet që është kthyer në sahan  për njerëz të korruptuar, kokëfortë dhe servilë. Duke mbivlerësuar  “kryetarin apo liderin historik”,ne krijuam politikanë servilë dhe të korruptuar. Ata që i rrethojnë, janë po aq  servilë vetëm para “liderit”, kurse  me ne, janë kapadai, propotentë,dhe tallës.Të lidhur me korrupsionin,bëhen qysh ditët e para të pushtetit, por ne nuk na bëjnë përshtypje, madje nuk na bëjnë përshtypje shumë gjëra që na  kanë dëmtuar deri sot. Por pse  ndodh kjo, në fund të fundit, cili është interesi që kemi nga kjo gjë , edhe pse shohim se na është krijuar një shtresë  shumë e pasur ? Me veprime të paligjshme, ata u pasuruan, nuk lëvizën nga politika, dhe kërkojnë të rrinë në politikë mundësisht 50 vjet. Vrapimi pas pasurisë dhe interesit personal, i ka bërë “liderët” politikisht të paaftë, kokëfortë dhe servilë. Interesi personal, familiar, dhe klanor, i ka tjetërsuar, madje i ka bërë të mos e duan as vendin e tyre. Ne duhet ta kuptojmë, që këta “liderë” duhen larguar apo ndërruar, sepse janë bërë pengesë e zhvillimit.

Duhet ta  kuptojmë, se duke qenë tifozë të “liderit dhe partisë” kemi humbur interesin për shtetin ligjor. Ne duhet ta kuptojmë, se të rizgjedhësh atë që ka vjedhur dhe keqpërdorur pushtetin dhe votën, do të thotë ta dëmtosh të ardhmen. Atij që ka abuzuar  dhe keqpërdorur pushtetin për përfitime personale,i duhet dhënë përgjigja e merituar njëherë e përgjithmonë, qoftë ky dhe “lideri historik”. Shoqëria shqiptare  duhet të reformohet, ç’ka do të sjellë emancipimin e klasës politike. Të kërkosh  mbajtjen e “liderit historik” përjetësisht në politikë,të biesh në kurthin e demagogjisë tij,ke dëmtuar vehten, shtetin, të ardhmen, integrimin, demokracinë, dhe ke favorizuar korrupsionin, “plagën” më të madhe  të periudhës 30 vjeçare të tranzicionit në Shqipëri.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë